Kush është Marco Rubio? I besuari i Trump për sekretar shteti që spostoi Grenell! Me qasje pro Kosovës, në 2011 deklaroi: Serbët donin të kryenin spastrim etnik

Marco Rubio është raportuar se do te jetë i përzgjedhuri i Donald Trump për detyrën e sekretarit amerikan të shtetit. Së fundmi ishte media prestigjoze New York Times e cila solli emrin e tij në vëmendje për dëtyrën e rëndësishme të shefit të diplomacisë amerikane në një kontekst mjaft delikat sidomos për sigurinë botërore me dy luftërat në Ukrainë dhe atë në Lindjen e mesme.

Edhe pse Trump nuk ka bërë një ftesë publike për rolin e Sekretarit të shtetit ndaj Rubios sic ka bërë me të tjerët që do të formojnë kabinetin dhe rrethin e njerëzve të tij të besuar për mandatin e ardhshëm 4 vjecar, Neë York Times thotë se një gjë e tillë është e pritshme.

Por kush është Marco Rubio?

Senatori Republikan përfaqëson Floridan në një nga Dhomat e Kongresit. Ai njihet si një figurë konservatore dhe kundër regjimeve totalitarore sidomos atyre ne Amerikën Latine. Ndryshe nga Anthony Blinken, Rubio pritet të ketë një qasje më autoritare në Politiken e jashtme. Pozicionimet e tij në të shkuarën të bëjnë të mendosh se ai do të percjellë një sjellje totalisht ndryshe nga cfare Blinken ka ofruar deri më tani. Rubio ka mbajtur detyrën zëvendëskryetarit të komisionit bipartisan për Kinën në Kongres, ku ka kërkuar politika më agresive ndaj Kinës nga ana e Amerikës, ndërsa në 2019 ai ndihmoi Trump që të ndërtonin një paketë sanksionesh ndaj Venezulës së Nikolas Maduros.

Në mediat amerkane thuhet se aktualisht ai është në negociata me ekipin e Trump për ofertën. Por vëmëndja në rajonin e Ballkanit ishte edhe më e madhë kur disa emra përfshirë edhe disa të njohur u përfolën si kandidatë për të marrë detyrën. Richard Grenell ishte një ndër ta.

Grenell ka qenë i dërguari I posacëm i Trump për bisedimet Prishtinë Beograd, për të cilën në momente të ndryshme ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Albin Kurtit.

Listës iu bashkua si kandidat edhe Bill Hagerty, ish ambassador i SHBA në Japoni i cili ka patur qëndrime të ashpra gjithashtu ndaj Kinës ndaj të cilës ka promvuar sanksione në industrinë e komunikimit dhe elektronikës.

Por për ballkanin Marco Rubio nuk është më pak i rëndësishëm sesa dy alternativat e tjera. Senatori I Floridas, në fillimet e tij në politikë shprehej për forcat e armatosura amerikane dhe kontributin e tyre për paqen dhe demokracinë në botë. Rubio thoshte në 2011 se “ushtria merikane ndaloi nazizmin dhe komunzimi si dhe të këqija të tjera si spastrimi etnik serb”.

Një deklaratë e tillë lë të shpresojnë optimistët se Rubio në rolin e Sekretarit të Shtetit mund të ketë një qasje pro Kosovës, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?