SHBA – Kristian Leka, 24 vjeçari që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar motrën e vogël ka tërhequr vëmendjen e medies amerikane me veprimin e tij vetëflijues në aksidentin tragjik ku humbën jetën tre persona.

Leka sapo ishte kthyer nga puna dhe po shoqëronte motrën e tij të vogël, Fionën, vetëm 9 vjeçe në festën e Holloween.

“Ai po mbante përdore motrën e tij dhe u përpoq ta shpëtonte atë”, tregon një i afërm i tij me emrin Florian. “Makina e përplasi dhe e vrau në vend”, tregon ai.

Ndërsa motra e Kristianit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Doktorët kanë dhënë shpresa se ajo do të mbijetojë.

Leka, i cili jeton në Bronx, Nju-Jork, punonte si shofer kamioni dhe kishte emigruar nga veriu i Shqipërisë për në SHHBA.

“Ai ishte një nga djemtë më të mirë që njihja. Punonte shumë. Ai ishte shumë i lidhur me familjen dhe një person i dashur. Ndihem shumë keq”, shprehet Floriani.

Përveç shqiptarit, hero u tregua dhe një veteran lufte, 65 vjeç i cili arriti të shpëtoi nga përplasja mbesën e tij dhe mbeti vetë i vdekur. Në këtë aksident humbi jetën dhe një vajzë vetëm 10 vjeçe.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)