Kush është Pllanaj, i dyshuari për
trafik droge fshihet jashtë shtetit     

Kush është Pllanaj, i dyshuari për<br />trafik droge fshihet jashtë shtetit 

 

 
TIRANE - I dyshuar si trafikant narkotikësh dhe personi që shmangur arrestimin duke u strehuar në automjetin e deputetit Mark Frroku, 41-vjeçari Bardh Pllanaj me origjinë nga Shkodra rezulton në kërkim policor prej 2 tetor 2014. Burime nga policia thanë për A1report se për Pllanajn janë kryer një sërë kontrollesh, ndërsa dyshohet se ai ka ikur ilegalisht jashtë Shqipërisë për të shmangur përballjen me drejtësinë.
 
Bardhok Pllanaj, personi i cili në raportin sekret të Policisë së Shtetit dyshohet si i përfshirë në trafik ndërkombëtar narkotikësh, prej 2 tetorit 2014 rezulton i shpallur në kërkim.
 
Burime për A1Report thanë se Pllanaj prej shpalljes në kërkim dyshohet se është larguar ilegalisht jashtë Shqipërisë, prej ku i fshihet arrestimit.
 
41-vjeçari nga Shtoi i Vjetër i Shkodrës për të cilin ka pak të dhëna nëse ka qenë apo jo më parë i përfshirë në aktivitete kriminale, rezulton të jetë mbajtur në vëzhgim prej disa kohësh vitin e shkuar si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”
 
Në raportin e njësisë së Antidrogës flitet se Pllanaj dyshohet se në tetor të vitit të shkuar i është shmangur një arrestimi duke u strehuar në automjetin e deputetit Mark Frroku, por prej atij momenti prej tij nuk ka asnjë gjurmë në territorin shqiptar.
 
Deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën