Magazinat e fabrikave të prodhimit të tullave e tjegullave janë mbushur plot e përplot me produkt të gatshëm. Madje ato s‘mjaftojnë dhe, me cilësinë e kapacitetit depozitues, janë thirrur për „ndihmë“ edhe sheshet e ndërmarrjeve prodhuese. Diferencat mes sasive ditore të prodhimit dhe tërheqjeve të produktit nga ata që kanë nevojë për to ka ardhur duke u rritur. Duke e bërë kështu veprimtarinë e secilës prej kompanive të industrisë së prodhimit të tullave e tjegullave të pamotivuar ekonomikisht.
E thënë shkurt dhe qartë, këto fabrika janë në rrugën e sigurtë të falimentimit. Bëhet fjalë për shtatë fabrika që prodhojnë tulla dhe tjegulla në vend, në të cilat janë investuar mbi 90 milionë Euro (për ndërtim dhe teknologji moderne). Këto investime janë kryer natyrshëm, në mënyrë të mirëmenduar, duke vlerësuar së pari nevojat dhe luhatjet e ritmeve të zhvillimit të ndërtimit në vendin tonë, si dhe mundësinë për t’u shtrirë edhe në tregun rajonal. Aktualisht, me kapacitetet e tyre, këto fabrika mbulojnë rreth 90% të kërkesave të tregut vendas, ndërsa 20% të prodhimit e eksportojnë jashtë vendit (me vlerë monetare mbi 3 milionë euro në vit). Në këto subjekte janë të punësuar mbi 1.000 punonjës direkt dhe në mënyrë indirekte edhe rreth 5.000 punonjës të tjerë. Siç shihet, kjo industri zë një peshë të rëndësishme në ekonominë e vëndit, si për nga numri i punonjësve dhe për nga të ardhurat që sjell në buxhetin e shtetit.
Mirëpo, sikurse thamë edhe pak më lart, aktualisht ky sektor është në regres, ka ulur prodhimin për shkak se nuk ka shitje dhe në këtë mënyrë po shkon drejt falimentimit, pasojat e të cilit janë evidente: shkurtim i vendeve të punës, më pak të ardhura në buxhet, humbje të investimeve të kompanive, shtimi i kredive të këqija dhe, për pasojë, kur të tejkalohet shkaku i kësaj gjendjeje, do të jetë një pamundësi objektive riaktivizimi i saj.
Në pamje të parë çdokush mund të konkludojë se shkaqet e rënies së shitjeve janë stanjacioni i ndërtimit për shkak të rënies së remitancave, ngopja e tregut me ndërtime, kriza ekonomike etj. etj. Pa diskutim që secili prej shkaqeve të sipërpërmëndura, apo të tjera që mund të evidentohen, kanë ndikimin e vet në ritmet e zhvillimit edhe të kësaj industrie. Por bllokimi pothuajse total i shitjeve brenda një harku të shkurtër kohe (rënia drastike e shitjeve ka filluar që prej muajit prill e në vijim) nuk ka asnjë lidhje me këto shkaqe.
Shkak i vetëm i këtij bllokimi të panatyrshëm të shitjeve është efektivisht bllokimi i të drejtës së autoriteteve kompetente shtetërore për dhënie të lejeve të ndërtimit! Nëpërmejt mekanizmave të kontrollit administrativ të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) efektivisht është suprimuar kompetenca e tyre për dhënien e lejeve të ndërtimit, në vënd që, nëpërmjet këtyre mekanizmave të domosdoshëm kontrolli, të përmirësoheshin e saktësoheshin proçedurat e standardet, e madje të rritej edhe shpejtësia e dhënies së lejeve (siç është premtim e angazhim i vazhdueshëm i qeverisë).
Qeveria ka ndërmarrë një nismë të shumanshme për kontrollin dhe disiplinimin e territorit, për hartimin e planeve rregulluese të territorit me qëllim që të vihet në ‘shina afatgjata’ ndërtimi dhe zhvillimi i pronës në vendin tonë. Mirëpo kjo nuk mund të përbëjë një arsye, prej së cilës kompanitë e prodhimit të tullave e tjegullave të pranojnë sakrifikimin e tyre. Ajo çfarë kërkohet më së paku është të bëhen të qarta afatet se kur bashkitë dhe komunat nuk do të kenë pengesa “nga lart”. Kjo të paktën do t’iu lejonte stafeve të kompanive prodhuese të “lexonin” perspektivën e tyre e të merrnin vendimet e duhura: përballim humbjesh, nëse koha është e shkurtër ose mbyllje faktike të fabrikave e shitje të teknologjive për skrap, nëse kjo “muzikë” do të vazhdojë gjatë.
Edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit nuk është fort utilitare në shpjegimet e saj lidhur me këtë situatë. Ankesës së Qendrës së Klasterave të Biznesit, ku bëjnë pjesë edhe kompanitë prodhuese të tullave e tjegullave, ministrja Gjermeni i përgjigjet duke evidentuar ndjeshmërinë e saj për problemin, por pa ndonjë sinjal e kontribut real në qartësimin e situatës. Kështu, derisa sa kjo nuk ka ndodhur e deri sa kjo të ndodhë, prodhuesit e tullave e tjegullave do të jenë përpara dilemës: të vazhdojmë të prodhojmë e depozitojmë apo të legalizojnë falimentimin?
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com