Ish-drejtori i policisë së Shtetit Haki Cako e filloi karrierën e tij në radhët e uniformave blu në vitin 1998. Për 4 vite ai u largua nga Policia me dëshirën e tij. Ndërkohë pas emërimit si drejtor i Policisë Cako u akuzua për pajisjen e përgjimit Imtsi-Catcher dhe për drogën. Drejtori i komanduar Rebani Jaupi gjithashtu vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, ka nisur karrierën në radhët e uniformave blu në vitin 1998. Ai u emërua shef i Policisë Kriminale në Kuçovë, ndërkohë që vetëm pas 8 muajsh emërohet Shef i policisë kriminale në Komisariatin nr.1 në Tiranë.

Më pas Cako mori detyrën e inspektorit kundër akteve terroriste në Policinë e Tiranës, ndërsa u emërua edhe specialist kundër dograve të forta.

Në vitin 2003 Cako u bë shef i komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa në vitin 2006 shkoi si specialist i antiterrorit në Elbasan. Pas emërimit në Elbasan, Cako u largua me dëshirën e tij nga Policia e Shtetit për tu rikthyer pas 4 vitesh. Në vitin 2010 mori disa emërime se specialist dhe shef në Policinë e Shtetit. Pikërisht në vitin 2013 karriera e Haki Cako fillon të marrë ngritje të menjëhershme.

Në tetor 2013 emërohet Drejtor i policisë Gjirokastër, ndërsa një vit më pas i jepet detyra e zv.drejtorit të përgjithshëm për krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Në 15 prill 2015 Haki Cako u emërua Drejtor i përgjithshëm i policisë me propozimin e Sajmir Tahirit dhe firmën e Kryeministrit Edi Rama. Ai zëvendësoi Artan Didin në këtë detyrë. Në karrierën e tij si Drejtor i Policisë, Cako u akuzua për pajisjen e përgjimit IMSTI Catcher, që u pezullua nga detyra, ndërkohë që më pas masa e pezullimit u hoq.

Në periudhën e zgjedhjeve në 2017, Cako u akuzua nga LSI dhe PD për lidhjet me drogën. Shkak i largimit të Haki Cakos nga detyra, mendohet se është marrëdhënia e ftohtë me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë drejtori i komanduar i Policisë Rebani Jaupi, gjithashtu vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit.  Rebani Jaupi ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit, por edhe në qarkun e Durrësit. Ai ka qenë Drejtor i krimit Ekonomik dhe Financjar në Policinë e Shtetit në vitin 2015, ku u propozua si zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë. Tashmë Jaupi do të qëndrojë në krye të uniformave blu, deri në emërimin e Drejtorit të Ri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com