36-vjeçari shqiptar i vrarë një natë më parë teksa tentonte të grabiste banesën e një biznesmeni italian ishte një emër i njohur për policinë fqinje. Valentin Frrokaj në vitin 2007 vrau Elton Llahon në Brescia dhe prej asaj kohe ai u fut më pas në trafikun e drogës dhe vjedhjeve me armë e dhunë.
Ai ka mundur të arratiset dy herë nga burgjet italiane, një prej arratisjeve të tij filmuar dhe në këto pamje të kamerave të sigurisë. Frrokaj i dënuar përjetë për vrasjen e një bashkëkombasi, arratisjen e parë do ta bënte më 2 shkurt të 2013-ës sëbashku me Taulant Tomën nga burgu i Parmas.
Pak muaj më pas ai do të arratisej sërish në gusht të 2014-ës, këtë herë nga burgu i Palermos dhe prej një viti ai ishte ndër personat më të kërkuar në Itali.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com