Kush janë dobitë e konsumimit të bajameve

Kush janë dobitë e konsumimit të bajameve

Bajame

Bajamet janë fara vaji të pasura me vitamina dhe kripëra minerale. Janë efektive në ruajtjen e arterieve të zemrës dhe kockave. Gjithashtu janë edhe shumë të shijshme. Stina e pranverës është edhe koha më e mirë për të konsumuar bajame të freskëta, ndërsa bajame të thata ka gjatë gjithë vitit.

Çfarë përfitimesh kemi nga bajamja?

Vitamina kryesore është vitamina E, e pranishme në sasi më të mëdha (rreth 24 mg për çdo gram), vitamina A, vitamina B (B1, B2, B3, B5 dhe B6), si dhe beta karoteni. Kripa kryesore është magnezi (rreth 270 mg për 100 g), e ndjekur nga kalcium, hekur dhe kalium. Ky kombinim i të gjitha vitaminave dhe mineraleve i bën bajamet të kenë veti të shkëlqyera për shëndetin.

Konsumimi i tyre parandalon sëmundjet kardiovaskulare në sajë të pranisë së yndyrës. Në këtë mënyrë janë një ndihmë e madhe në parandalimin e formimit të pllakave aterosklerotike në enët e gjakut dhe bëjnë të mundur zvogëlimin e goditjeve të zemrës. Prania e kaliumit ndihmon për të mbajtur të ulëta nivelet e presionit të gjakut. Gjithashtu prania e vitaminës E, e bën një antioksidant të rëndësishëm dhe ndihmon për të luftuar veprimtarinë e radikaleve të lira në mbrojtjen e membranave në mënyrë që të ngadalësojë procesin e plakjes qelizore.

Për më tepër bajamet kontribuojnë në forcimin e mbrojtjes imunitare. Ato përmbajnë 600 kalori për 100 gramë të kombinuara me vitamina dhe minerale të ndryshme. Bajamet është mirë të konsumohen në rastet kur është e nevojshme për t’i dhënë më shumë energji trupit. Prania e fibrave në to lehtëson lëvizjen e zorrëve dhe ndihmon në luftimin e kapsllëkut. Bajamet forcojnë dhëmbët, kockat dhe luftojnë aneminë. Kalciumi që përmbajnë ato është një ushqim ideal për ata që vuajnë nga osteoporoza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi