Cilat janë ushqimet që na shplodhin, nutricionistja: Suplementet vetëm kur janë të domosdoshme

Ushqimet kanë veti të na shplodhin. Është ky një mit apo një fakt? Pikërisht për këtë temë diskutuam në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me nutricionisten Albana Daka dhe psikologen Arjana Muçaj.  Sipas nutricionistes ka ushqime që na shplodhin dhe është pikërisht ushqimi i shëndetshëm ai që e bën këtë gjë. Për të qenë i tillë dhe për të na dhënë sa më shumë ndjenjën e qetësisë, duhet të konsumojmë ushqime të pasura me magnez, antioksidantë dhe omega 3, por edhe me triptofan, hormone përgjegjës i qetësisë dhe komoditetit.

"Ka ushqime që na shplodhin dhe është pikërisht ushqimi shëndetshëm ai që na shplodh. Pas një dite të lodhshme apo stresante, shumë prej nesh shkojnë drejt një tasi të madh me kokoshka, patatina, patate të skuqura apo akullore, por në një moment stresant ne kemi rritje të hormonit të stresit që është kortizoli. Nëse ne i shtojmë edhe këto ushqime të këqija për organizmin, kjo do të rriste akoma më shumë nivelin e kortizolit apo situatën stresante. Ushqimet me sa më shumë ngjyra janë burim i magnezit që është një nga qetësuesit më të mëdhenj të qelizave nervore, i kaliumit, i antioksidantëve të cilët ulin në nivel të ndjeshëm inflamacionet, sepse çdo problematikë në çdo nivel qelizor na tregon që qeliza nuk është në formën e saj të përshtatshme. Të gjitha ushqimet e nevojshme në çdo nivel të organizimit ul inflamacionin. Kështu bëhet edhe në rastin e qelizave të trurit.", - tha për "Rreze Dielli" nutricionistja Albana Daka.

Më konkretisht ushqimet që na ndihmojnë për të qenë më të relaksuar pas një dite të lodhsme janë çokollatat e zeza, frutat e thata, peshku, frutat e pyllit etj.

"Çokollata e zezë me mbi 70% kakao ka nivele të larta të triptofanit dhe të acideve yndyrore tyë mira. Triptofani është pararendës I serotoninës. Serotonina është hormone I qetësisë në organizëm, hormone I komoditetit I cili prodhohet në nivelin e zorrës, ndaj ne sot themi që zorra është truri I dytë. Nëse zorrës nuk I çojmë ushqime që ajo të ndihet mirë, të prodhojë një nivel të mirë serotonine që të përballojë nivelin tonë të ankthit, ne nuk mund të kemi një organizëm të mirë. Peshku si salmon apo trofta janë edhe këto të pasura me acide yndyrore, frutat e that janë ta pasura me folate dhe me vitamin B, që gjithashtu japing efekt shumë pozitiv tek qelizat nervore. Patatja e ëmbël është gjithashtu e pasur me magnez dhe me kalium.

Sa më të errëta perimet dhe frutat aq më të pasura me antioksidantë dhe element si magnezi dhe kaliumi janë. Spinaqi asparagu janë gjithashtu shumë të pasur me magnez. Frutat e pyllit po ashtu janë shumë të mira, pasi mund ti ruajmë dhe ti përdorim me kos.",-ka vijuar më tej Daka

Sipas nutricionistes për ata që nuk mund të marrin elementët e duhur ushqyes, mund të përdorin suplementet, por jo të abuzojnë me këtë gjë.

"Në kohën e dimrit ne sugjerojmë edhe marrjen e suplementeve, gjithmonë kur kemi nevojë, jo këtë kalimin nga ana tjetër e medaljes, që të bombardoehmi me suplemente sepse forma ideale e marrjes së elementëve është nga ushqimi. Por kur kemi mungesa, mund të marrim suplemente.", - u shpreh nutricionistja sa i pëket suplementeve

E ftuar në studio psikologia Arjana Muçaj vuri theksin tek përdorimi I çajrave bimorë dhe tek kujdesja që duhet të tregojmë në konsumin e tyre.

"Shpeshherë nga lodhja, kemi nevojë për relaksues dhe çajrat janë një nga ato elementë që ndihmojnë organizmin qoftë në pastrimin e tij, qoftë për ti dhënë pak energji, që ndoshta e kemi humbur gjatë ditës. Kur flasim për çajrat bimorë, ata vërtetë janë të mirë, por e mira është të konsultohemi sepse ndonjëherë edhe abuzojmë me këtë pjesë. Ne duhet të dimë të bëjmë kombinime që edhe organizmi të shijojë, sidomos kur jemi në lodhje e sipër.",- tha Muçaj

Nutricionitja Albana Daka dhe psikologia Arjana Muçaj në studion e "Rreze Dielli"

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)