Me Lea Ypi po kanë paturpësinë të maten ca mjeranë, ca njëqelizorë, ca aq të vegjël, sa nga qiejt ku fluturon Lea Ypi nuk i dallon dot as me mikroskop elektronik.
Po guxojnë ta rrejnë veten se mund të maten me Lea Ypin ca lehësa, ca lëpirësa, ca uritha që mbijetojnë me kockat e thata që u hedh Sali Kulla, i cili, mishin e vjedhur të kockave të zbrazura që u hedh lehësave, e ka ngrënë vetë paraprakisht.
Nuk tuten të maten me Lea Ypin as zhgani i analfabetëve funksionalë që Shqipen e flasin me 150 fjalë dhe e shkruajnë me 20 gërma.
Prej atyre që i rren menia se mund të maten me Lea Ypin janë edhe ata që nuk e dinë se dituria nuk shitet, nuk blihet, nuk vidhet, nuk këmbehet, nuk vihet bast, nuk fitohet as nuk humbet në bixhoz, por vetëm mësohet me shumë mundim në shumë shkolla, dhe në shumë përvoja të vështira nga jeta. Nuk e dinë, as haber nuk kanë, se Politika është shkencë. Librat nuk i shkruajnë dot me abrakadabra spiunat që në Lidhjen e Shkrimtarëve i solli Sigurimi. Është dhunti e rrallë. Është dhuratë e Zotit. Kërkon frymëzim të thellë, njohje të gjithanshme, urtësi, diplomaci, mirkuptim, shëndet, vullnet, vendosmëri, cilësi këto që nuk i ka halabaku lehës që trillon, shpif, intrigon, e gënjen mendja se mund të matet me Lea Ypin.
Në të vërtetë, të matesh me Lea Ypin nuk është e pamundur. Por ka ca kushte.
Kandidati që ulurin me turi nga qielli të kthehet disa shekuj pas. Te gjyshërit hyzmeqarë pa asnjë perspektivë imediate apo historike. T'i transfigurojë ata fatkeqë. T'i shndrrojë në njerëz për së mbari. T'i veshi, mbathi, lajë, pastrojë, krehë, dhe pasurojë. Pas pasurimit, t'i shndërrojë, nga rrjepacukë në bejlerë, pashallarë, vezirë, gjeneralë. Njërën prej çupave të pashallarëve, budallai i sotëm, udhëtari në kohë, që aspiron të matet me Lea Ypin, ta dërgoje të mësojë në një Kolegj europian. Ku çupa të shquhet. Të dalë e para me mësime dhe dije mes krejt djemve, sepse është e vetmja vajzë në atë Kolegj. Kjo do jetë gjyshja e kandidatit të ardhshëm deridiku si gjyshja legjendare e Lea Ypit. Pastaj, gjyshen e vet, konkurrrenti trushkulur, ta lërë të martohet me një fisnik dhe aristokrat. Pakashumë si një Ypi. Nga ata që, përveçse zengjinë, ishin të parët rilindas, të cilët, nuk bënë si bëjnë morrat e sotëm që vjedhin Shqipërinë për të majmur veten, por shkatërruan veten për të mos e lënë Shqipërinë të vdiste. Pas martesës, gjyshja e pretenduesit për tu matur me Lean Fenomenale, të bëjë jetën që meriton, jetën mondane.
Kur as Churchilli as Zoti nuk e ndali dot shumicën e shqiptarëve të sillnin në krye një rrugaç gjirokastrit, gjyshja në fjalë, bashkë me njerëzit e saj të shkojnë të shkojnë të sakrifikohen me këmbët e veta. Konkurrenca ka çmim. Në burg, pushkatim, varje në litar, internim, andej nga Lushnja, Semani, Divjaka, Bashtova.
Kur burgjeve dhe internimeve tu japi fund Regani dhe Gorbaçovi, langaraqi pretendent për tu krahasuar me Lea Ypin, të bëjë sikur themeloi Partinë Demokratike me në krye hajdutin dhe mashtruesin Sali Kulla. Dhe fill të nisi të lëpijë kockat që ja hedh Sali Hajduti. Sdo ishte keq, në këtë fazë të ringjalljes së tij, në gjurmët dhe shembullin e Lea Ypit, kandidati konkurrent për tu matur me Lean, të mësojë të flasë e të shkruaj ca gjuhë të huaja si Lea Ypi: Italisht më prerë se Meloni, ferngjisht më bukur se Macroni, american english më vendosmërisht se Trumpi, british english më fuqishëm se Shekspiri. Dhe të shkruajë libra që të përkthehen në 40 gjuhë. Vetëm po i plotësoi këto kushte i përket e drejta të matet me Lea Ypin. Tjetër shteg, rrugë, mënyrë, për tu matur me Lea Ypin nuk ka.
Nëse kandidati ose kandidatët në fjalë udhëzimet si më lart nuk i përfillin, Lea Ypi do i marri të gjithë llapaqenat një nga një me pirun ose me një kërruajtëse dhëmbësh do i fusi në një makinë copa mishi e do i nxjerri rrota sallami. Ose me një ofshamë keqardhjeje dalë nga fundi i mushkërive do ngrejë një furtunë aq të tmerrëshme, sa ta zhduki nga faqja e dheut krejt rracën e buburrecave dhe lapangjozave që guxojnë të maten me fenomenalen dhe gjenialen Lea Ypi.
Komente











Lea emrin e Lemone Ypi. PhD e mbaroi me mik pas nja 8 vitesh, pse nuk dinte cfare te shkruante. Nuk di te lidhi dy fjale shqip, por me origjinen e saj xhon turke mendon qe eshte e famshme. Medet.
PërgjigjuEdhe një shkrim tjetër padyshim I Qëlluar dhe FENOMENAL, po aq sa dhe shkrimet e tjera (e ndoshta edhe pak më shumë), të të madhit Edison. kjo paraqitje, sa narrative e historike, po aq artistike e krijuese, me një prognozë të thellë të larushësisë së ngjarjeve dhe natyrës e shpirtit njerëzor, që i hallakatur në skutat dhe qoshet e errta e disa herë edhe me një dritë të zbehtë vërtetësie dhe dinjiteti, tenton të katapultohet në Detin e Ëndrrave dhe Shpresës Magjike dhe Hyjnore, por që fatkeqësisht, më shumë e ndot këtë 'Ujë të Bekuar', se sa pasurohet dhe ndriçohet prej Tij. Ne Njerëzit, (po e shkruaj me 'Nj' të madhe), kur përballemi e ndeshemi me vlera dhe arritje njerëzore, (natyrisht gjithmonë pas çastit apo momentit apo kohës, kur e kemi kaluar fazën dhe ndjenjën e mahnitjes dhe habitjes nga këto 'Precious Stone'), duam që papritur dhe jo dhe aq në mënyrë të ndërgjegjëshme, ti shikojmë 'anët e errta' dhe dobësitë apo luhatjet nga perfeksioni dhe saktësia. (Njeriu gjithmonë tenton që të përvetësojë gjithnjë e më shumë ‘Më Të Mirën e Mundshme’, pavarësisht që vetë është kokë e këmbë plot të meta e gabime)... Do të ishte e arrirë, që kur të kemi paraqitur denjësisht atë që duam dhe që kemi në mëndje, ta kthejmë pak timonin edhe tek ato rrugicat pa dritë dhe me ferra e kaçube, se kështu që përveç që do të përvijojmë kontrastin e 'Jin & Jang, do të bëhemi edhe më të Besueshëm dhe më të Mirëpritur e Mirëmirkuptuar...
PërgjigjuQë Lea është LEMANE dihet por krahasimet e tua tregojnë që i paske lëshu pëllumbat..
PërgjigjuKush lavderon veten shume do perfundoje sikur Ahmet Zogu si klysh bushte duke ikur me ar nen kembe! 2026 do Kete ndryshime te medha e di Edhe Blend Qerosi
Përgjigju