'Kush prek zgjedhjet s'futet në SHBA'/ Sanksione për nigerianët, u paralajmërua dhe opozita shqiptare

'Kush prek zgjedhjet s'futet në SHBA'/ Sanksione për nigerianët, u paralajmërua dhe opozita shqiptare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione duke mos u dhënë viza disa zyrtarëve nigerianë që kanë cenuar zgjedhjet dhe procesin demokratik. DASH ka sqaruar se ky vendim nuk vjen si ndëshkim ndaj Nigerisë, por si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit mes SHBA dhe shtetit afrikan, për të thelluar luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

"Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit e palëkundur të demokracisë në Nigeri. Ne përgëzojmë të gjithë ata nigerianë që morën pjesë në zgjedhjet paqësore te Shkurtit dhe Marsit 2019 dhe që kanë punuar në forcimin e institucioneve demokratike ne Nigeri. Ndërsa Nigeria shënon përvjetorin e 20-të  këtë vit të kthimit të demokracisë, ne qëndrojmë të përkushtuar për të punuar së bashku dhe për të avancuar demokracinë  dhe respektin për të drejtat e njeriut dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit për dy vendet tona.

Ne dënojmë ato akte dhune, kërcënimi ose korrupsioni që dëmton nigerianët ose dëmtuan procesin demokratik. Në një komunikate në 24 janar, qeveria amerikane tha se do të konsideronte pasojat, përfshi edhe kufizime të vizave për individët përgjegjës për prishjen e procesit demokratik nigerian duke organizuar dhunë të lidhur me zgjedhjet.

Për këtë qëllim, Sekretari i Shtetit është duke vendosur kufizime të vizave për nigerianët që besohet të jenë përgjegjës, duke minuar demokracinë në Nigeri. Këta individë kanë vepruar në kurriz të popullit nigerian dhe kanë dëmtuar parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Departamenti i Shtetit thekson se veprimet e shpallura sot janë specifike për individë të caktuar dhe nuk drejtohen tek populli nigerian apo qeveria e sapo zgjedhur. Ky vendim reflekton angazhimin e Departamentit të Shtetit për të punuar me qeverinë nigeriane për të realizuar angazhimin e saj të shprehur për t'i dhënë fund korrupsionit dhe për të forcuar demokracinë, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave të njeriut" thuhet në njoftimin e DASH-it.

E njëjta situatë thuajse ishte edhe në Shqipëri deri pak javë para zgjedhjeve, por Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se kush prek zgjedhjet nuk do të futet në Amerikë. Megjithatë një ditë para zgjedhjeve në Shkodër u shënuan disa incidente, pasi kryebashkiakja Voltana Ademi kyçi shkollat ku ishin vendosur qendrat e votimit.

Vendimi i DASH-it per Nigerine

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur