Detaje të reja kanë dalë në lidhje me motrën e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos, Drita Lulo. Report Tv ka mësuar se Drita Lulo është një biznesmene në fushën e ndërtimit dhe hidrocentraleve. 3 nga kompanitë që zotërohen nga Drita Lulo, rezultojnë të mbyllura sipas të dhënave zyrtare që dalin në QKR.
Dyne SHPK e çregjistruar
Enedy SHPK e çregjistruar
Denyl SHPK e çregjistruar
Emri i Drita Lulos doli për herë të parë në skenë në muajin mars të këtij viti, gjatë seancës dëgjimore për Lulon në KPK-së, ku u tha se e motra i kishte dhuruar një sasi parash rreth 450 mijë$.
Në raportin që ILDKPI-ja kishte dorëzuar në KPK, thuhej se ish-gjyqtari Fatos Lulo kishte marrë me kontratë dhurimi nga e motra e tij një apartament tek “Rruga e Durrësit” dhe një zyrë, me vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2006, ajo i kishte dhënë Fatos Lulos rreth 200 mijë dollarë.
Lajmi kryesor:
Eksploziv motrës së Fatos Lulos, ish-gjyqtari i Kushtetueses s’ kaloi dot Vettingun/Video+Foto
Pas një shpërthimi me eksploziv të ndodhur në dyqanin e Drita Lulos, motrës së ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, një reagim ka ardhur nga ish-deputeti socialist Piro Lutaj. Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruan se nuk duhet t’i biem më qafë të motrës pasi njeriu i lig ishte ish-gjyqtari Lulo.
Fatos Lulo, ishte jo vetëm mashtrues, por edhe një njeri me plot kuptimin e fjalës, i lig. Harram, gjithçka ka përfituar prej ligësisë së tij dhe poshtërimit që i ka bërë funksionit të lartë që mbante. Mos i bini kot në qafë të motrës!!!
Piro Lutaj, ish-deputet i PS-së
Në raportin e dorëzuar në KPK, thuhej ish-gjyqtari kishte me kontratë dhurimi nga e motra e tij, Drita Lulo, një apartament tek “Rruga e Durrësit” dhe një zyrë, me vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2006, ajo i kishte dhënë Fatos Lulos rreth 200 mijë dollarë. Report Tv ka mësuar se Drita Lulo është një biznesmene në fushën e ndërtimit dhe hidrocentraleve, e cila zotëron tre kompani që rezultojnë të mbyllura sipas QKR-së.