Tiranë- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 02:10 e mëngjesit të së premtes në dyqanin e Drita Lulos. Report Tv ka zbuluar se Lulo është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Mësohet se Drita Lulo ndodhet jashtë vendit për një udhëtim, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
Dyqani i Drita Lulos ndodhet në në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e katër makinave që ndodheshin aty pranë. Zhurma është dëgjuar në të gjithë zonën pranë postës nr.8.
Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.
Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada. Lulo tha se e motra i dhuroi 45 mijë dollarë. Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij. Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që nuk pranoi të përballej me KPK-në duke u përfaqësuar nga avokati i tij.
Gjyqtari Fatos Lulo
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën "Ymer Kurti ", në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me motrën e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos, Drita Lulo. Report Tv ka mësuar se Drita Lulo është një biznesmene në fushën e ndërtimit dhe hidrocentraleve. 3 nga kompanitë që zotërohen nga Drita Lulo, rezultojnë të mbyllura sipas të dhënave zyrtare që dalin në QKR.
Dyne SHPK e çregjistruar
Enedy SHPK e çregjistruar
Denyl SHPK e çregjistruar
Emri i Drita Lulos doli për herë të parë në skenë në muajin mars të këtij viti, gjatë seancës dëgjimore për Lulon në KPK-së, ku u tha se e motra i kishte dhuruar një sasi parash rreth 450 mijë$.
Në raportin që ILDKPI-ja kishte dorëzuar në KPK, thuhej se ish-gjyqtari Fatos Lulo kishte marrë me kontratë dhurimi nga e motra e tij një apartament tek “Rruga e Durrësit” dhe një zyrë, me vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2006, ajo i kishte dhënë Fatos Lulos rreth 200 mijë dollarë.
aty cdo 10 metra ka kamera policia po te doj i kap keta zagar..
PërgjigjuKy ish gjygjtari eshte burre fisnik. E motra eshte ndryshe
PërgjigjuNuk ja kane vene motres se gjyqtarit te koruptuar, por atyre te shkreteve qe kane pesuar deme dhe jane tmerruar aty. Gjylatesi i koruptuar po pergatitet per azil me da kuptohet. Perse asnje politikan, media, shoqeri e pje*** dhe e koruptuar civile nuk flet nje fjale pet Llallen? Ku eshte ai pis? A vazhdojne hetimet apo aq u tha sa genjyen njerezit? Ka lene ketu kamikazen Gashi dhe vete shijon parate e bera ne kurriz te ketyre terroreve qe perjetojne njetezit perdite. Perse nuk e thote njeri qe gruaja e Llalles eshte e perfshire ne aferen 100 milion euro te koncesioneve te Beqes? As majtas dhe as djathtas, te gjithe te perlyer.
PërgjigjuLulo me sa kam dëgjuar është burr fisnik. Të gjith e kan lyer sadopak gishtin, fakti është se vim nga një varfëri dhe diktatur. Por vetëm Llallës nuk i falet të fallsifikoj dhe të bëj qindin. Vjen nga një shtres riedukimi. Lamet e fundit thon që është arrestuar dje në Gjermani. Mesa duket tani do e bëj të plot riedukimin.