Dokumentari Leaving Neverland hodhi të tjera akuza mbi figurën e yllit të Pop-it Michael Jackson. Ai akuzohet për abuzime seksuale me të mitur. Ndërkohë që pas dokumentarit u shtua një frymë urrejtje ndaj të ndjerit, ka ende persona që e adhurojnë. Dhe mes tyre është dhe këngëtarja e shumëpërfolur Morena Taraku.
Morena ka bërë tatuazh në krahun e saj portretin e Michael Jackson dhe më pas këtë fakt e ka shpërndarë me fansat e saj. ‘Kush tha që Michael Jackson ka vdekur’, shkruan Morena krahas fotos së tatuazhit.
Komento