Pushimet e fundvitit nisin më 24 dhjetor, Kushi: Shkolla do fillojë më 11 janar, jo me 4 (VIDEO)

Ministria e Arsimit Evis Kushi e cila mori pjesë në vizitën e kryeministrit Zaev në bashkinë e Pustecit dha lajmin se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar. Kurse pushimet e fundvitit do të nisin më 24 dhjetor.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit për vitin e ardhshmë shkolla nuk do të fillojë në datën 4 siç ishte parashikuar në skenar por më 11 janar. Natyrisht në varësi të dinamikës së pandemisë mund të ketë edhe vendime të tjera por për momentin do të jetë data 11 siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Kurse për skenarin se si do të fillojë mësimi pas pushimeve ajo tha se kjo do të vendoset varësisht situatës së pandemisë.

"Ne jemi të ndëregjegjshëm se sistemi online se ka efikasitetin 100% siç do ta kishte mësimi që zhvillohet në bankat e shkollës. Skenari që kemi aplikuar në shkollat tona është fleksibël që varet nga specifikat e çdo shkolle. Nga numri i nxënësve nga hapësirat që ka shkolla dhe situata e pandemisë. Sepse në zona periferike e të largëta vihet re se numri i infektimeve ëhstë shumë i ulët. Skenari i dytë aplikohet më shumë në ato shkolla të mëdha ku ka më shumë nxënës por siç e dini kjo është java e fundit kanë mbetur dhe 3 ditë nga java që vjen që do të vzhdojë me të njëjtin skenar", tha ajo.

Kujtojmë se më 1 dhjetor ka hyrë në fuqi vendimi për zhvillimin e mësimit të alternuar për ciklin e ulët dhe atë të mesëm. Ndërkohë për sistemin universitar, mësimi zhvillohet online për një afat të papërcaktuar deri në një urdhër të dytë. Ndërkaq theksojmë se për të frenuar përhapjen e COVID janë vendosur një sërë masash kufizuese anti-COVID. Nuk do të lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, zhvillimi i tubimeve, festave, dasmave, ceremonive mortore apo takimeve politike. Në fuqi janë  kufizimet e orareve të lëvizjes nga ora 22:00 - 06:00 ku përjashtim bëjnë vetëm ata persona dalin për arsye pune.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skeptiku: 18/12/2020 22:32

    Italia e Gjermania e kanë mbyllur fare për një muaj rresht..

    Përgjigju
  • zenepe: 18/12/2020 18:09

    BRAVO ,,MINISTRE KUSHI,,,ku krahasohet kjo me ate debilen nga kosova,,si nata me diten...

    Përgjigju
  • Ganiu: 18/12/2020 13:38

    U trembe nga protesta e tyre i le pushim te gezohen o lumadhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie