Kushi takim me mësues të arsimit special: Gjithëpërfshirja, cilësia dhe barazia, prioritet i politikave tona arsimore

Kushi takim me mësues të arsimit special: Gjithëpërfshirja, cilësia dhe barazia, prioritet i politikave tona arsimore

Ministrja Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësues të arsimit special, me të cilët ka diskutuar rreth përvojës së tyre, nevojat kryesore të gjithëpërfshirjes dhe ka marrë gjithashtu sugjerime në lidhje me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.

Ajo nënvizon se gjithëpërfshirja dhe arsimi cilësor për fëmijët me aftësi ndryshe vijon të jetë prioritet në politikat tona arsimore.

"Në këtë kuadër, bashkëbisedimi që zhvillova me mësues të arsimit special ishte një mundësi e mirë për të njohur nga afër nevojat që kanë në raport me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre, si dhe njëkohësisht të merrja sugjerime të vlefshme për Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 që lidhen direkt me zhvillimin profesional të tyre dhe nevojat e gjithëpërfshirjes", - shprehet Ministrja Kushi.

Kushi cilëson edhe rëndësinë e veçantë që ka roli i mësuesve të arsimit special.

 "Roli i mësuesve të arsimit special është më tepër se një profesion, është një mision! Prandaj, nga viti në vit kemi rritur ndjeshëm numrin e tyre në shkollat tona, një tregues domethënës ky që dëshmon seriozitetin për trajtimin e nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe integrimin e tyre në shoqëri".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen