Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Protestues në Rumani

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhjet presidenciale, balotazhi i të cilave pritej të mbahej këtë fundjavë, të shfuqizohen tërësisht dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Kushtetuesja e mori këtë vendim të premten, duke thënë se Qeveria duhet të vendosë tani për datën e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Kandidati prorus i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, tronditi duke e fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por, kishte dëshmi se një fushatë e madhe kibernetike, e orkestruar nga Moska, në TikTok në favorit të Georgescut nuk u vërejt nga autoritetet rumune.

Georgescu pritej të përballej në balotazh me kandidaten proevropiane të qendrës, Elena Lasconi, të dielën e 8 dhjetorit.

Votimi kishte filluar në diasporë në balotazhin presidenciale të Rumanisë, i cili shihej si referendum për të ardhmen e vendit në NATO dhe në Bashkim Evropian, për shkak se ka pasur shumë akuza se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje.

Dyshimet për ndërhyrjen ruse sollën mijëra rumunë nëpër rrugët e vendit për të protestuar në përkrahje të anëtarësimit të vendit në bashkësinë euroatlantike.

Autoritetet rumune kishin vendosur t’i jepnin diasporës së madhe dy ditë e gjysmë për të votuar, për t’i shmangur pritjet e gjata në misionet e jashtme diplomatike të vendit.

Georgescu dukej favorit për ta fituar balotazhin, por në sondazhet më të fundit Lasconi e kaloi atë, pasi Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë (CSAT) publikoi të mërkurën dokumente të klasifikuara, duke zbuluar se vendi ishte në shënjestër të një “veprimi agresor hibrid nga Rusia”, që çoi drejt fitores befasuese të kandidatit prorus.

Lasconi, ish-prezantuese televizive dhe kryetare e qytetit të vogël Kampulung, kishte një epërsi prej dy për qind ndaj Georgescut, sipas një sondazhi të publikuar të enjten nga AltasIntel.

Fitorja e Georgescut në rundin e parë ngjalli frikë dhe shkaktoi protesta, posaçërisht në mesin e rumunëve të rinj, për të ardhmen demokratike të vendit.

Të enjten, rreth 3.000 njerëz marshuan në Budapest duke kërkuar që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj proevropiane. Ata më pas u mblodhën në sheshin e kryeqytetit, ku brohoritën “Liri” dhe “Evropë”.

Sipas dokumenteve të deklasifikuara, shërbimi i inteligjencës i Rumanisë beson se Georgescu është promovuar masivisht në TikTok me mbështetje nga Rusia, përmes metodave të shumta, duke përfshirë llogari të koordinuara, algoritme për të rritur praninë e tij në platformë dhe promovim me pagesë.

Dokumentet shpjegojnë se si popullariteti i Georgescut u rrit nga 1 për qind pak para garës në 22 për qind, përmes një operacioni të gjerë manipulimi që përfshinte influencerë dhe mashtroi institucione rumune si dhe votues të zakonshëm.

Dokumentet e deklasifikuara tregojnë se influencerë në TikTok u rekrutuan për ta promovuar Georgescun, si drejtpërdrejt duke e mbështetur publikisht, ashtu edhe në mënyrë të tërthortë përmes mesazheve neutrale që përmbanin hashtage të lidhura me të.

Shërbimet e inteligjencës rumune lanë të kuptohet se janë shpenzuar shuma të mëdha parash në këtë operacion. Georgescu ka deklaruar para autoriteteve zgjedhore rumune se nuk ka shpenzuar asgjë për fushatën e tij.

Shërbimi i inteligjencës e lidhi operacionin me Rusinë duke theksuar se të dhënat e qasjes për faqet zyrtare zgjedhore të Rumanisë u publikuan në platformat ruse të krimit kibernetik.

Rusia e ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet e Rumanisë./REL

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • italia.: 06/12/2024 16:49

    Anullohet vota se kandidati pro Evropian nuk arriti te as ne ballotazh??????? e pa besueshme cfare po ndodhe ne Evropen e Degjeneruar...nuk e pranojne voten e popullit por duan te votohen vetem sklleverit e nenshtruar te Diktatures naziste Evropiane!!!Shqiperia mos te beje gabim ekzistenzial te hyje ne kete lloj Evrope diktatoriale

    Përgjigju
    • o Bena: 06/12/2024 20:04

      po ty me qofte ne goje te paguajne????Analiza ime nuk ishte pro o kundra Ruse o merum!Problemi eshte sovraniteti i popullit qe voton o i toksikuar me cocacola USA.Traper si ty me injoranz te theksuar dhe te Diplomuar ne Universitetin e famshem te Facebook bejne Analist Geopolitik pa ditur se ku eshte Rusia ne harte dhe kush eshte situata socio economike e Evropes!!!ik o lackaman i zgjebosur dile dhe merre ne by..th, se evropianet e degjeneruar i paguajne mire pedrot si ty se e shohe qe te pelqen dhe do kesh sukses...Auguri

    • Beni: 06/12/2024 18:59

      I shkreti ti, me sa ka vajt rubla do jete pune e nenpaguar te besh propagande per rusine. Po besoj je nga ata qe shet dhe b... per dy lek

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht