Avokati Arbër Hoxha foli në Report Tv për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Bazuar në këtë vendim, avokati Hoxha analizoi argumentet e Kushtetuese duke thënë se marrëveshja nuk bie ndesh me Kushtetutën pasi nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të vendit tonë.
Më tej, avokati thekson se marrëveshja është Kushtetuese pasi brenda kampeve do të zbatohet legjislacion i dyfishtë, pra ai italian, por edhe ai shqiptar.
“Argumenti dytë është që brenda kampeve do zbatohet një legjislacion i dyfishtë, si italian edhe ai shqiptar”, tha Hoxha.
Hoxha vijon duke thënë se Rama ka qenë fuqiplotë për negocimin dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
“Bazuar mbi kërkesën e depozituar nga opozita nëse Rama ka qenë fuqi plotë për të nënshkruar protokollin, kushtetuesja e ka gjetur me vend që sipas marrëveshjes për miqësinë mes dy vendeve, sipas nenit 180 të kushtetutës, nuk përcakton një marrëveshje të re dhe në këto kushte Rama ka qenë fuqiplotë për të negociuar këtë marrëveshje.
Gjykata ka caktuar që nuk cenon të drejtat dhe liritë themelore të këtij vendi, nuk përcakton liri të reja të ndryshme nga ato që jepen në kush apo në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut. Këta qytetare që do akomodohen në kamp nuk u cenohet asnjë e drejtë apo liri", tha Hoxha.
Gjykata Kushtetuese i ka dha dje, 29 nëntor, fund dilemave, duke dhënë dritën jeshile për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Me këtë vendim, marrëveshja Rama-Meloni nuk ka më asnjë pengesë për t’u votuar në parlament, duke i hapur rrugë pritjes azilkërkuesve të vendeve të treta nga Italia në Portin e Shëngjinit dhe akomodimin e tyre në Gjadër të Lezhës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emigrantët/ Matarella i kundërpërgjigjet Musk: Italia di të kujdeset për veten! S'na duhen recetat e tua! Meloni e mbështet! Replikon miliaderi: A ka demokraci tek ju?
13 Nëntor, 16:37
-
Avokatët që çuan në Kushtetuese Sky Ecc, kërkojnë edhe shfuqizimin e një prej dispozitave që vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët! Seanca në datën 19 nëntor
13 Nëntor, 12:29
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor, 11:10
-
Emigrantët/ Qeveria italiane në mbrojtje: Kemi 3 arsye për të bindur gjykatësit evropianë
12 Nëntor, 19:03
-
Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros në bazën detare të Sarandës
12 Nëntor, 16:30
-
Marrëveshja për emigrantët/ Qeveria Meloni s’ndal operacionet me gjyqtarët e Romës do përballet në GJED
12 Nëntor, 14:40
-
Gjyqtarët e Romës bllokuan sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri/ Elon Musk i del në krah Melonit: Ata duhet të ikin!
12 Nëntor, 11:14
-
Marrëveshja/ 7 emigrantët e vendosur në Shëngjin kthehen në mesnatë në Brindizi
12 Nëntor, 07:49
-
Gjyqtarët italianë bllokojnë sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri! Qeveria e Melonit përplaset me ta, Salvini: Vendim politik! Sulmon opozita
11 Nëntor, 21:36
-
Marrëveshja/ Emigrantët që erdhën në Shëngjin kthehen sonte në Itali! Gjyqtarët e Romës çojnë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (VIDEO)
11 Nëntor, 17:47
-
Emigrantët që erdhën me anijen ‘Libra’ në Shëngjin: Kemi 4 ditë pa u larë
11 Nëntor, 13:40
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
Z.avokat.brenda rrethimit do te zbatohet VETEM ligji italian,pra krijon territorialitet,ligji shqiptar do te zbatohet vetem per rojet jashte qe do te jene shqipo si rojet e ambasadave dhe zyrtaret italiane do te kene imunitet nga ligji shqiptar njelloj si punonjesit e ambasadave! Dhe se dyti, ku e gjeti Rama kete /fuqi te plote/ per te negociuar?! Kujt i morri leje Ja dha Kuvendi,Presidenti,apo Populli?! E diskutoi me te siperpermendurit kete marreveshje para se t'a firmoste me koke te tij pasi i dha vetes /fuqi te plota/ si autokrat? Marreveshja u morr vesh vetem kur u be fakt i kryer.Kjo ishte nje shkelje qe barazohet vetem me marreveshjen e detit te Berishes per nga poshtersia si u be!
Përgjigju