TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka votuar pro ankesës së Avokatit të Popullit për mënyrën e ekzekutimit të dëmshpërblimeve financiare. Në vendimin e Kushtetueses theksohet se kjo kërkesë është aprovuar pasi bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
VENDIMET
Në 18 gusht të vitit 2011 Kryeministri i atëhershëm Sali Berisha miratoi një udhëzim, ku thekson se në rastet kur personat fitonin një gjyq ndaj njësive vendore apo qendrore, dëmshpërblimi i tyre do të merrej me këste në varësi të buxhetit të institucionit. Konkretisht parashikohej se në rastet kur fitohej gjyqi ndaj një njësie vendore, personi duhet të priste që në buxhetin vjetor që do të miratohej, të përfshiheshin edhe zërat e dëmshpërblimit dhe jo duke e marrë në mënyrë direkte nëpërmjet ngrirjes së llogarisë në degën e thesarit.
“Në rastet kur njësia shpenzuese debitore, me fondet buxhetore që ka në dispozicion, nuk është në gjendje të shlyejë as një pjesë të detyrimit sipas vendimit gjyqësor, në bazë të nenit 517 të Kodit të Procedurës Civile, i drejtohet gjykatës, për shlyerjen pjesore të detyrimit me fondet e vitit/viteve në vijim, duke bërë edhe njoftimin përkatës, pranë përmbaruesit gjyqësor. Në rast pranimi, nga ana e gjykatës, të kërkesës për ekzekutimin e pjesshëm të vendimit, njësia shpenzuese paraqet një kopje të vendimit të gjykatës në degën e thesarit, e cila merr masa dhe e regjistron si angazhim buxhetor të njësisë shpenzuese, të detyrueshëm për t’u zbatuar. Njësia shpenzuese, me përparësi në vitet e ardhshme, planifikon fondet e nevojshme për shlyerjen e këtyre detyrimeve të mbartura, duke ndjekur procedurat përkatëse të planifikimit të fondeve buxhetore, të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore përkatëse. Këto parashikime i bëhen të njohura edhe njësisë së qeverisjes së përgjithshme nga e cila varet. Në asnjë rast, nuk mund të vendoset masa e sekuestros mbi të ardhurat në burim të buxhetit të shtetit, pasi ato nuk janë fonde buxhetore të njësisë debitore”, thuhet në udhëzimin e Berishës të vitit 2011.
Por me vendimi ne djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të gjitha këto procedura bien. Personat që kanë fituar gjyqet, tani mund t’i drejtohen përmbarimit gjyqësor dhe këta të fundit bëjnë edhe ngrirjen e shumës që personi ka si dëmshpërblim në degën e thesarit të shtetit dhe më pas bëhet edhe kalimi i shumës në llogarinë bankare përkatëse. Tek kjo kategori personash përfshihen që të gjithë personat që kanë çështje gjyqësore ndaj institucioneve buxhetore si komuna, bashki, drejtori, ministri etj.
Këtë vendim të Kushtetueses e ka përshëndetur edhe Avokati i Popullit i cili në një reagim zyrtarë theksoi se vendimi i marrë nga Berisha ishte antikushtetues
*Shkirmi u publikua në numrin e sotëm të Shqiptarja.com (dt 5.04.2014) print
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com