Kushtetuesja në kolaps, PS e PD asnjë zgjidhje, LSI: Fajtore mazhoranca
PS dhe PD nuk komentojnë se si duhet zgjidhur ky ngërç, ndërsa LSI shprehet se asnjë kandidat s’mund të marrë poste pa kaluar filtrin e vettingut. Në këtë rast, i vetmi institucion shpëtues është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si fillim të mbarë vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit që shkarkoi nga detyra e gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort vettingun, sot duhet të ndjehen mirë, sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën vettingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”.
Edi Rama
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se vendimi i parë i KPK-së “garanton ecurinë përpara të procesit të Vettingut si dhe rikthen besimin tek qytetarët për pastrimin e sistemit të drejtësisë”.
Por ky vendim i vettingut e lë Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë dhe plotësimi i tre vakancave të tjera është i ngrirë, pasi Kuvendi dhe Presidenca kanë mbledhur kandidaturat, por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që i shqyrton dhe vlerëson kandidatët, nuk po vepron.
Për këtë çështje, të paktën Partia Socialiste ka thënë publikisht se KED nuk duhet të veprojë përpara se të kalojnë vettingut edhe anëtarët e saj.
Në ditën kur Kushtetuesja humbi dhe anëtarin tjetër, dy partitë e mëdha nuk komentojnë se si duhet të zgjidhet ky kolaps i gjykatës më të rëndësishme në vend.
“Sot jemi këtu për reformën zgjedhore dhe kemi mbledhje për këtë. Ju faleminderit”,-tha Bledi Çuçi, Deputet i PS teksa Report TV e pyeti se si e kanë menduar zgjidhjen e ngërcit në këtë gjykatë.
LSI e pranon kolapsin, i ka gati dhe emrat e fajtorëve, por nuk ka një zgjidhje konkrete se si duhet zgjidhur çështja.
“Kolapsi është jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese por edhe në atë të Lartë. Gjendja është skandaloze, fajtore është mazhoranca pikë së pari. Është gabim argumenti se vettingu po pengon proceset e plotësimit të vakancave. LSI i qëndron fort faktit se asnjë zyrtar i drejtësisë nuk mund të marrë funksionin pa kaluar në filtrin e vettingut”.
Tashmë pikëpyetja ngelet se si do të veprojë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Si do ta lexojë ajo Kushtetutën, do të presë që të kalojë vetë vettingun që mund të zgjasë disa muaj, apo do të nisë shqyrtimin e kandidatëve për të paktën tre vakanca të Gjykatës Kushtetuese? Aktualisht nuk ka asnjë qëndrim prej KED-së.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
1 Shtator, 07:10
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik, 11:35
-
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
28 Korrik, 07:33
-
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron Kushtetutën! SPAK të veprojë, mos zbatimi i vendimeve, vepër penale
24 Korrik, 14:40
-
Reforma zgjedhore, Report Tv zbardh draftin! PS-PD dakordësi për 2/3 e listës së hapur dhe votën e emigrantëve! Mblidhen 'Ligjet'
24 Korrik, 11:52
-
Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, PS: Nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do kërkojmë interpretimin e Komisionit të Venecias
24 Korrik, 11:49