Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo ka futur në kaos gjykatën, e cila është e bllokuar dhe nuk mund të marrë asnjë vendim. Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë dhe tashmë ka mbetur me 5 anëtarë (por njërit i ka përfunduar mandati dhe me mandat janë vetëm 4) duke mos pasur mundësi për të marrë asnjë vendim, pasi për të marrë një vendim duhet të votohet nga pesë anëtarë pro. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese eshte paralizuar deri në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.
Ndërkaq, me vijimin e procesit të Vetingut një fat të tillë mund ta këtë edhe Gjykata e Lartë, anëtarët e së cilët kanë deklaruar pasuri marramendëse në vite të ndryshme kalendarike. Mundësia e boshatisjes së gjykatave dhe prokurorive nga gjyqtarët dhe prokurorët për shkak të procesit të Vetingut është paralajmëruar dy vjet më parë nga përfaqësuesit ndërkombëtar, por ende nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar në kolaps të përgjithshëm.
Zëvendësimi
Ka një debat sa i takon mundësisë së plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun. Por, organet e Vetingut kanë përparësi të tjera dhe jo kandidatët që kanë aplikuar për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkaq, emrat e kandidatëve do të kalojnë nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më pas, Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.
Lajmi kryesor:
Nis fshesa në drejtësi, Vetingu ‘djeg’ gjyqtarin e parë, u emërua nga Berisha
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos konvertohet në 80 orë punë në komunitet
17 Tetor, 15:16
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor, 18:06
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor, 13:00
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Probleme me kredinë e udhëtimet në SHBA, Itali e Turqi, ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Preçi! Deklaroi se fitoi 7 mijë euro në skedinë
24 Prill, 21:29
-
KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit Pranvera Stafa Selita
8 Mars, 19:32
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
Kërkoi pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarin Fatos Lulo
4 Maj 2023, 11:19
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13