Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e shoqatave te te përndjekurve politik, te cilet kundershtuan skemen e demshperblimit.
Shoqata Kombëtare e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Dëbim-Internimeve Politike të Shqipërisë kundërshtun vendimin e vitit 2014.
“Ndryshimet që ka sjellë ky ligj kanë të bëjnë me planifikimin e buxhetit të shtetit për shpërndarjen e kësteve të dëmshpërblimit të kategorisë së të përndjekurve, duke parashikuar një renditje në radhën e personave që do të përfitojnë më parë. Kështu, neni 1 parashikon se në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale në raport 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore të përcaktuara në këtë ligj. Më tej, ligji parashikon radhën e përfituesve, duke u dhënë përparësi ish-të dënuarave politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; ish-të dënuarve politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarve politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; ish-të dënuarve politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarve politikë, që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarve politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji”, thuhet ne argumentet e kundershtuara.
Nderkohe Gjykata analizon se ndryshimi i ligjit nuk ka prekur demshperblimin.
Duke iu referuar çështjes konkrete, Gjykata konstaton se ligjvënësi nuk ka ndryshuar rrethin e përfituesve të dëmshpërblimit, pra ai mbetet i njëjtë. Të gjithë të përndjekurit politikë gjatë regjimit komunist, në bazë të viteve të vuajtjes së dënimit ose masës së kufizimit të lirisë (burgim, internim), do të përfitojnë masën e caktuar të dëmshpërblimit sipas tabelave përllogaritëse bashkëlidhur ligjit.
I vetmi ndryshim është parashikimi i një skeme, me qëllim vendosjen e një radhe kohore në përfitim.
Synimi i ligjvënësit ka qenë kompensimi me përparësi i personave që kanë qenë vetë (dhe jo i familjarëve të tyre) vuajtës të burgimeve politike të regjimit, i atyre që kanë mbushur moshën 75 vjeç, i grave e kështu me radhë të tjerët.
Personat e renditur më parë në radhë duhet të plotësojnë disa cilës objektive: a) të jenë vetë ata që kanëvuajtur dënimin; b) të kenë një moshë maksimale; c) ose të kenë një sëmundjeje (dy të fundit janë kushte që mund të ndikojnë në mospërfitimin e dëmshpërblimit për këtë kategori personash, për shkak pamundësiefizike).
Arsyet që ligjvënësi u ka dhënë atyre përparësi në radhën e përfitimit dhe jo në masën e dëmshpërblimit, duhen kërkuar te fakti që përshkak të mundësive të kufizuara të buxhetit të shtetit, përfituesit e dëmshpërblimit nuk mund ta marrin të gjithë në të njëjtën kohë atë, prandaj ligjvënësi e ka gjetur me vend vendosjen e një radhe, me qëllim favorizimin në kohë të disa kategorive.
Thelbi i këtij ligji është përfitimi i dëmshpërblimit dhe ky nuk rezulton të ketë ndryshuar nga ligjvënësi.
Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se ligjvënësi nuk ka bërë diferencim midis subjekteve, siç pretendon kërkuesi, por vetëm ka vendosur një renditje në radhën e dëmshpërblimit”, thuhet ne analizen e Gjykates bere pretendimeve te ankuesve.
Duke u mbeshtetur ne keto kushte Gjykata vendosi te lere ne fuqi skemen e demshperblimit te te denuarve politik.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com