TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për shfuqizimin e ligjit për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ligj ky i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Vendimi u mor sot gjatë seancës së zhvllur pranë Gjykatës Kushtetuese ku ishin të pranishëm dhe pëfaqësues ligjor të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.
Në përfundim të shyqrtimit Gjykata Kushtetuese me në krye Gjykatësin Bashkim Dedja vendosën të mos pranonin kërkesën e Presidencës për shfuqizimin e ligjit, ndërsa pranuan një kërkesë të dytë të këtij institucionit të Presidencës për pezullimin e ligjit në fjalë: "Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë".
Ky ligj, sipas Presidentit të Republikës shkel kushtetutën pasi transferon në institucione të tjera 13-të prej detyrave që më parë kishte Presidenti./ATSh/












