Kushtetuesja rrëzon Nehat Kullën
Bashkim Dedja: Rigjykojeni

Kushtetuesja rrëzon Nehat Kullën <br />Bashkim Dedja: Rigjykojeni
TIRANE -  Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të premten kërkesën e “gjeneralit” Nehat Kulla për të nisur nga e para gjykimin e çështjes së tij, në të cilën ai akuzohet për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem të kavajës dhe për të cilën është dënuar me 20 vite burgim.

Votimi për rrëzimin e kërkesës së Kullës ka qenë 7 me 2 ndërsa gjykatësit Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja kanë votuar pro kërkesës së "gjeneralit". Kulla ka pretenduar shkelje të të drejtave të tij në gjykatën e Rrethit të kavajës, më pas ka pretenduar dhe shkelje në gjykatën e Apelit të Durrësit si dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa arsyetimi i vendimit të Kushtetueses sqaron se edhe ato procedura që janë anashkaluar nga gjykata e Kavajës, janë rregulluar në Apelin e Durrësit duke i garantuar të drejtat e Kullës në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Shkrimin e plotë e lexoni në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) KLIKONI KETU

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë