Avokatët mbrojtës Qazim Gjoni dhe Baftjar Rusi pas relatimit të cëshjes deklaruan se ndaj klientit të tyre gjatë procesit të gjykimit janë shkelur të drejtat e të pandehurit, si dhe ka pasur shkelje proçeduriale si në afate, prova, e mos pranim dëshmitarësh.
Ata ankimojnë tre vendimet e gjyqësorit në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar kësaj të fundit rrëzimin e dënimit dhe rikthimin e dosjes në gjykatën e Kavajës, ku çështja të gjykohet sërisht me një trupë të re gjyqtarësh.
Trupi gjykues pasi dëgjoi pretendimin e palëve, vendosi të pranoj provat e parashtruara nga mbrojta dhe u tërhoq për të shqyrtuar dosjen dhe për të marrë një vendim që vendimi do të shpallet me anë të një njoftimi zyrtar nga kjo gjykatë. Por nuk është informuar për një datë konkrete se kur do bëhet publik ky vendim.
VRASJA E HALIM GJUZIT
Vrasja për të cilën akuzohet Nehat Kulla ka ndodhur në 1995 në afërsi të Golemit. Gjuzi ka qenë duke udhëtuar në një automjet bashkë me familjen e tij. Eshtë i paqartë momenti i sherrit mes viktimës
dhe autorit të vrasjes, por dëshmitarët kanë pohuar se Halim Gjuzi është qëlluar me armë zjarri në prani të familjes së tij, ku bënin pjesë edhe dy fëmijët. Gjuzi po udhëtonte drejt qytetit të Durrësit i shoqëruar
edhe nga dy miq të tij italianë. Policia në raportin e saj për ngjarjen e 14 viteve më pare ka shënuar se, autori i krimit ndodhej në një “Shevrolet” me targa ushtarake shtetërore. Ai besohet se ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, ndërsa ka qëlluar me një pistoletë të mbushur që e mbante në kroskotin e automjetit të tij.
ARRESTIMI
Pas një sërë peripecish mes të cilave pesë arrestime e më pas liri e amnisti, Nehat Kulla u riprangos në nëntor të 2005 gjatë një operacion blic të firmosur nga gjykata për kontroll banese. Nehat Kulla nuk e ka pranuar kurrë të jetë autor i ngjarjes, e për këtë edhe avokatët e tij mbrojtës në dy shkallët e tjera u kanë thënë togave të zeza se dëshmitë dhe provat e mbledhura janë manipuluar. Aktualisht ndodhet i burgosur dhe vuan dënimin me 20 vjet burg.
(as/sg/shqiptarja.com)