Kushtetuesja vendos më 7 qershor
për dosjen 'Doshi Bami dhe Frroku'

Më 7 Qershor gjykata kushtetuese pritet të vendos për fatin e dosjes Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami e cila është pezulluar prej disa muaj në gjykatën e lartë.

Seanca pritet të mbahet në ora 11 paradite më 7 Qershor aty ku mbi bazë dokumentash kolegjet e bashkaura të gjykatës së lartë kërkojnë shfuqizimin e nenit 80 pika 2 të kodit të procedurës penale.

Sipas gjykatës së lartë ky nen dhe paragraf bie ndesh me kushtetutën. Aktualisht ky nen parashikon “ Në rastet e procedimeve të lidhura ndërmjet tyre dhe që nuk mund të ndahen, nga të cilat një ose disa janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë dhe të tjerat në kompetencë të Gjykatës së Lartë, kompetente është kjo e fundit.

Kjo padi erdhi pasi palët kanë kërkuar veçimin e çështjes po për shkak se deputeti Doshi si i bashkëpandehur me Bamin e Frrokun është deputet atëherë dhe këta dy të fundit duhet të gjykohen nga ky kolegj.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen