Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, është treguar më i zëshmi nga tabori i minoriteteve duke kushtëzuar ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës. Ai ka disa javë që ka protestuar politikisht se nuk do të votojë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Jo që Mahiri është kundër Ushtrisë së Kosovës, por ai ka hallin tjetër. E ka mundësinë që bashkë me përfaqësuesit e pakicave të tjera ta bllokojë ndryshimin kushtetues, duke kërkuar dhjetë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
Pra, Mahiri ia ka qitur rrethin, që edhe në nomenklaturën e ardhshme t’i sigurojë së paku tre deputetë për komunitetin turk dhe një ministër me disa zëvendësministra në qeverisjen e re.
Kalkulimi aritmetikor i Mahirit të duket i thjeshtë në shikim të parë, ndërsa në substancë ka një peshë relativisht të madhe. Për shumëkënd nuk çon peshë nëse pakica turke ose pakicat tjera kanë nga një deputet më shumë në Kuvendin e Kosovës. Madje dikush do të thoshte se si dy deputetë si tre, pakicat edhe ashtu janë nën ndikimin e kryeministrit Hashim Thaçi.
Mirëpo, prova e kalkulimeve politike del më ndryshe.
Një deputet kur t’i bashkohet një grupi parlamentar konvertohet në fuqi politike, e kjo fuqi konvertohet në “lekë”. Një deputet më shumë, është një mundësi më shumë për qeverisje, ose një kushtëzim më i madh në opozitë. E në anën tjetër edhe një copë më e madhe buxhetore.
Në kushtëzimet kundër FAK-së, nuk është vetëm Mahiri, por janë edhe përfaqësuesit e pakicave të tjera. Të gjithë “të vegjlit” duket se e kanë interesin e përbashkët, prandaj të gjithë gjuajnë në të njëjtën koordinatë.
Në çështjet kushtetuese, deputetët shqiptarë janë lidhur me pranga nga deputetët minoritarë, pa të cilët nuk mund të bëhet asnjë hap në modifikimin kushtetues.
Transformimin e FSK-së në FAK, Kuvendi i Kosovës duhet ta miratojë me dy të tretat e shumicës dhe me dy të tretat e pakicës. Që i bie se asnjë ndryshim kushtetues nuk kalon nëse pakicat nuk e mbështesin me shumicën absolute.
Në këtë rast, Mahiri, Sllobodani, Nenadi janë të fuqishëm sa edhe kryeministri Hashim Thaçi, sepse pa “izën” e tyre nuk ka ndryshime në Kushtetutë e rrjedhimisht nuk ka as ushtri të Kosovës.
Atëherë duhet të luhet loja e vjetër, që të jepen e dhimbshmja dhe të merret e adhurueshmja. “Mahirit & Co”..., t’u jepen edhe 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, e në anën tjetër të formohet ligjshëm Forca e Armatosur e Kosovës, e cila ka predispozita reale që të jetë anëtare e NATO-s.
Dhe natyrisht nga ky lëshim duhet të merren leksione që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të ndryshohet aty ku po çalon. Të hiqet kushti që ndryshimet të ndodhin me dy shumica, por vetëm me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit, ashtu siç e ka gjithë dynjaja demokratike.
Fundi i fundit, 90 për qind e popullit të Kosovës kanë përgjegjësi më të madhe juridike, morale e politike për vendin se sa 10 për qind e popullit.
Kosova edhe ashtu ka garantuar se pakicat do të jenë të barabarta me popullin shumicë, prandaj nuk është demokratike që për një çështje madhore të shtetit siç është ushtria, të kushtëzohen me vende në legjislativ. Nëse këtë kusht s’e ka asnjë shtet tjetër në Evropë, atëherë ky është paradoksi kosovar. Nëse deri tash ka shkuar me avazin e vjetër të vendeve të garantuara e të rezervuara, edhe kësaj here Mahirit dhe shokëve të tij t’u plotësohet kushti. Dhe më, - finito...

/Shqiptarja.com