"Kushti i Merkelit për Ramën: Largohu që Shqipëria të integrohet në BE!"

Edi Rama dhe Angela Merkel gjate takimit te fundit

Ramës në Berlin, me një gjuhë politike të thekshme dhe, deri diku, arrogante i thanë "ti duhet të ikësh se je i papranueshëm për politikën perëndimore. Largimi yt dhe i gjithë korrupsionit të lartë shqiptar është kushti që Shqipëria të anëtarësohet në BE".

Këtë në fakt po kërkon edhe Kirchbaum- i: largimin e Ramës.

Po e shihni si thotë Rama, njëlloj si Enver Hoxha kundër Hrushovit: Kirchbaum e ka me Shqipërinë. Jo zoti Rama, ai e ka më ty, se edhe Hrushovi me Hoxhën e kish kundërshtimin dhe jo me Shqipërinë.
Dorëheqja e Ramës sot është domosdoshmëri. Shqipëria nuk mund të antarësohet dot në BE me Ramën, Berishën dhe me taboret e tyre.

Atëherë?

l.
Ja cilat janë pyetjet që vërtiten sot mbi kokën e Edi Ramës:

Pse u godit aq rëndë Rama në Berlin?

Pasi e goditi rëndë Departamenti i Shtetit, pse edhe shtypi amerikan po e godit thuajse përditë dhe për të njëjtën gjë: për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri?
Pse nuk e pranojnë më si partner politik as Uashingtoni dhe as Berlini?

E pra, pse?

Sigurisht sepse, as politika amerikane dhe as politika gjermane nuk mund ta pranojnë dot si interlokutor dhe si bashkëpunëtor në politikën e tyre që kanë hapur në Ballkanin Perëndimor, se Rama iu rezulton i inkriminuar.

Po pse po e mbjanë shqiptarët këtë caballero qesharak pa mend dhe pa asnjë vlerë intelekti që, pasi ka vjedhë dhe pasi ka futur krimin si bashkëpunëtor politik, po vjen vërdallë të "trembë" politikën e lartë perëndimore se ky mund të shkojë edhe në Moskë, po edhe në Stamboll, njëlloj si paraardhësit e tij po hajdutë që kanë drejtuar Shqipërinë?

Dhe ata po qeshin me këtë pafille, sidomos amerikanët, sepse vetëm me dy emisione në Zërin e Amerikës, e flakin Ramën si një rreckë, ashtu siç flakën Saliun në vitin 1997.
Po Saliu çfarë po bën? 

Edhe ky Ramën po ndjek, se Beogradi i është nënshtruar fatit të tij pa forcë ndërkombëtare kundër shqiptarëve dhe nuk ndërhyn dot për destabilizimin e Shqipërisë.

Po shpresa e Saliut dhe Ramës te Moska, vijon të ketë të njëjtën formë? 

Jo, se janë trembur nga bombardimi i Sirisë. Siç u tremb edhe Erdogani. 

Atëherë, këta kanë ikur, janë pa farë forcë, po pyetja këtu është kjo:

Po vetë shqiptarët, çdo të bëjnë, nuk do tua japin shtymën e t'i plasin brenda këta politikanë të pavlerë që nuk i pranon sot as Uashingtoni dhe as Berlini?

ll.
Po ku qëndron realisht sot konflikti midis kryeministrit shqiptar dhe Perëndimit të lartë politik?

Serbia i dorëzoi të gjithë ata që i kërkoi Perëndimi për t'i çuar në Tribunalin e Hagës; duke përfshirë dhe Milosheviçin që e mbanin si perëndinë shpëtimtare të Serbisë.

Në fakt serbët i dorëzuan të gjithë ata për të cilët politika amerikane dhe ajo gjermane tha se ishin të inkriminuar me krime lufte.
Por nuk duhet të harrojmë se në Serbi pati njerëz që e deshën vendin e tyre më shumë se interesin kriminal të një grushti njerëzish edhe pse te këta e kishin edhe interesin e tyre individual pikërisht ata që i dorëzuan.

Po në Shqipëri çfarë po ndodh, sepse edhe sot shqiptarëve po u kërkohet nga politika gjermane dhe politika amerikane që të dorëzojnë të inkriminuarit në korrupsionin shqiptar?
Këtu situata është krejt tjetër se ende në Shqipëri nuk ka një klasë politike që të punojë për vendin, por vetëm për vete.

I shihni si po sillen këta tanët: nuk dorëzojnë asnjë sepse i bie pastaj që të dorëzojnë veten e tyre. Por në fakt reformës në drejtësi nuk do t'i shpëtojnë dot sepse ligjet që vetë kanë miratuar nën forcën e politikës amerikane, po me këtë forcë do t'i zbatojnë, domosdoshmërisht. Dhe që nga sot sigurisht që do të shohim presione të mëdha politike kundër Ramës.

Kurse vetë Rama është krejt i paaftë të kuptojë që ka dy gjëra në këtë mes: as amerikanët dhe as gjermanët nuk e pranojnë, por në të njëjtën kohë ia kanë në dorë të gjitha faktet komprometuese kundër tij, që sigurisht se do të fillojnë t'ia ekspozojnë që sot e mbrapa. Prandaj, e vetmja rrugë e tij është dorëheqja si kryeministër dhe vijimi i rrugës drejt procesit penal. Njëlloj si serbët pas dorëheqjes së Milosheviçit.

lll.
Por tani kuptohet se ka ardhur bash koha që vetë krerët e korrupsionit shqiptar duhet të dorëzohen një e nga një.
Rama ka humbur tërësisht, sepse në Berlin ia thanë copë se është i papranueshëm. Ai është i papranueshëm se është kapur me korrupsion dhe në lidhje me krimin, prandaj nuk mund të ketë të ardhme perëndimore në politikë.

Po pse, një ballkanas pa mend si Rama do të bindë gjermanët se Tahirin nuk ia dorëzoi drejtësisë pikërisht sepse kish frikë që ky pastaj do ta denonconte si bashkëpunëtor? 
Po pse, nuk e dinë amerikanët dhe gjermanët që Rama nuk po mbron Tahiri por veten? 
Po pse nuk e di ekspertiza gjermane që në raport me Ramën Tahiri është i pafajshëm se ka ecur sipas porosive të Ramës?

Po mirë, ky budalla që quhet Ramë, vërtet mendon se mund ta marrë me vete Shqipërinë drejt shkatërrimit të saj që kështu të shpëtojë ky vetë nga akuza për bashkëpunim me krimin e rrugës dhe vetë korrupsionin shqiptar?

Po si mund të pranohet në një vend europian një kryeministër i shpërfytyruar sç ishtei Rama dje në konferencën për shtypi që dha kur erdhi nga Berlini? Dhe duhet të kujtohemi se ajo përçartje faciale e Ramës dje ishte frikë dhe marramendje e njeriut pa shpresë që mund të bjerë në çdo lloj krimi. Rama tani është një kryeministër që paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Nuk mund kuptohet se si mund të rrinë gazetarët e të pyesin një njeri të shpërfytyruar nga frika e ndëshkimit për krime antishoqërire, pa e pyetur se përse është në atë gjendje.

Por ndërkohë kuptohet se Rama siç duket ka ende shpresë se ky dhe Saliu mund shkatërrojnë Shqipërinë për të shpëtuar ndëshkimin penal, pasi janë kapur me vjedhje.

Dhe në fund fare duhet të pyesim:

Pse duhet të rrijë ende kryeministër Edi Rama kur politikat e mëdha nuk e pranon si bashkëpunëtor dhe kur tani të gjithë e dinë se është një njeri i inkriminuar?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 29/04/2018 06:42

    Po si nuk u lodhe o matuf *rostitute, qe shkon sa andej ketej.

    Përgjigju
  • Tutu: 28/04/2018 11:10

    Spartak mos harro se Rama, Berisha , Meta ,Basha dhe gjithe sorollopi i tyre politik , biles edhe qenfji Pando , jane krijesa te veteperendimit e mbite gjitha mercenare te tyre... tani ka ardhur koha ti lirojne nga sherbimi dhe te tjere njerez te kesaj kategorie do te zene vendin e tyre...nuk na do Evropa e Amerika Spartak ... ka 30 vjet qe tall trapin me ne... Ike nga xhehneti Shkove ne xhehnem Shqiperi moj *ucke C’na bere verem...Kadare (viti i mprapshte )

    Përgjigju
  • Osmani: 28/04/2018 09:40

    O z. Ngjela, a mos ishte Rama ai qe beri vetingun? Si te iki ky xhanem?

    Përgjigju
  • 007: 28/04/2018 09:12

    Qe ja fut nganjehere p**** ky ja fut.Asnje seshte i i mire per kete.Po pse ore pyet europa per keta tanet thua ti???????? As qe do tja dije fare.Ata kur tu teket do na afrojn.Vazhdojn tallin b**** me shqiptaret si perher.

    Përgjigju
  • Demokrati i pavarur: 28/04/2018 08:37

    ke filluar te humbasesh vajra avokat.Qe mund te behet kritike per Ramen nuk diskutohet!Por te kalosh nga njeri ekstrem ne tjetrin eshte idiotesi dhe kjo per qejfmbetje personale si kjo jotja.Nuk mund te vihet shenja e barazimit midis Berishes qe ,sic e di mire ti,ka lyer ne menyre te perseritur duatrt me gjak ka ka kryer krime monstruoze ,duke qene njekohesisht babai i krimit dhe korrupsionit ne shqiperi,midis Rames dhe Metes,i cili,vec te tjerash eshte kapur me bllok perqindjesh ne dore e akuzohet per vjedhje floriri e akuza per vrasje e tentative vrasjesh(Tom Doshi etj etj),apo me Lyl Shvejkun e qeshur,i cili eshte ne te njejten kategori me Berishen e kompani.Kunder atyre eshte rreshtuar vetem Rama,se po te ishte ndonje tjeter ne vend te tij,sot do kishim Berishen akoma president apo kryeminister.Gjithashtu,sot nuk do kishim reforme ne drejtesi,por do kishim ndonje variant te kursit berishor te plepave,sic e di mire ti.Prandaj,ndale pak vrapin kur shprehesh si idiot kunder Rames,pavaresisht kallos qe ke.Jo per gje,por humbet pike e lexues kur kalon nga realiteti dhe opinioni i pavarur ne budallalleqe egoiste,te pabesueshme dhe,neqoftese e merr sadopak parasysh opinionin e komentuesve,duhet te permbahesh nga keto shperthime emocionale qe ben,ne te kundert,do fillojme te mendojme dhe per ty,se nuk je larg atyre qe sulmon politikisht.Ndryshimi me ta eshte se ata kane ushtruar e ushtrojne pushtet,qofte dhe ne opozite,kurse ti e ushtron pushtetin tend vetem nepermjet shtypit te shkruar,ose sic thuhet ndryshe nepermjet pushtetit te katert te demokracise.

    Përgjigju
  • Erik: 28/04/2018 07:46

    Ky eshte i ikur komplet. Deri pardje gjuante Berishen, deri dje Meten, tani harroi 2 te paret qe Europa kerkonte koken e te dyve dhe tani thote Europa do koken e Rames. O Taku e para e punes jane shqiptaret qe vendosin se kush do i qeverise, jo Europa. E dyta, po mos te ishte Rama ne krye te vendit, Shqiperia ne keto dite vetem do i gezohej vetem statusit te vendit kandidat per ne BE dhe jo te diskutonte hapjen e negociatave. Eshte Rama me radikalizmin e vet ne berjen e reformave qe u jep besim partnereve qe eshte ai i duhuri per vendin. Roli i tij ne stabilizimin e marredhenieve me Serbine dhe rajonin, luajaliteti dhe konsistenca ndaj vendimeve dhe politikes se BE-se qofte edhe per çeshtje madhore qe kane rene ndesh me politiken amerikane, jane ato qe e bejne Europen te mendojne se kane te bejne me nje lider serioz, dinjitoz dhe luajal. Pastaj historite qe fabrikon ti me PD-ne jane hesap tjeter. Agjencite e inteligjences neper bote punojne, keshtu qe nese do ishte me vize te kuqe, nuk do e qasnin as tek dera e selive te tyre, jo me ta fusnin brenda dhe ta prisnin me te gjitha kortezite cermoniale. Gri sallate o Taku per ata qe te paguajne, shqiptaret kane sy e mend ne koke te vleresojne me objektivitetin e tyre.

    Përgjigju
  • MARGO:: 27/04/2018 22:40

    PO PSE MOR TAKU I KICOS? TI ISHE AI QE I THURJE LEVDATA KETJ RAMES! APO NNUK TE DHA QE TE MERJE DHE TI NDONJE KOKALLE NGA KY SHTET I KORUPTUAR.A E DI TI QE NJE DITE KY VETINGU DO TE KAPE EDHE TI, SE NUK JE KAQ UJE I DHAGART ,QE THONE ATA ZAGORITET E TU.DHE PO BEN PYETJEN ME IDIJOTE? PSE DUHET TE RIJE ENDE KRYEMINISTER EDI RAMA? PO TA KTHEJ UNE PERGJIGJEN: SEPSE E KA BESUAR DHE E KA VOTUAR SHUMICA E POPULLIT SHQIPTAR.KETE PYETJE MUND TA BENTE NJE NJERI ME AFTESI TE KUFIZUARA MENDORE DHE JO TI QE JE PROFESJONIST NE FUSHAT JURIDIKE.PSE SI IKERKA RAMA ME REVULICJON, APO ME MOS BINDJE CIVILE.PO PSE RAMA PO EPENGON EVROPEN "PUTANE"DHE SKEPTICISTE QE TE NA HAPIJ NE DYERT E INTEGRIMIT.PO A NUK E SHIKONI SE SA TE DISKRIMINUAR QE JEMI NE PROPOCION ME POPUJT E TJERE NE BALLKAN.PO ANUK ESHTE KJO EUROPE QE NE NA KANE COPETUAR E NA KANE REMBYER TROJE.PRANDAJ O TAKU SI DO QE TE JETE PUNA TE JESH I SIGURT TI DHE TE GJITHE SHQIPTARE EDI RAMA MUND TE KETE 100 ZULLUME MBI VETE POR VENDIN NE GREMINE SKA PER TA CUAR KURE, DHE PUSHTET TE DHUNSHEM SKA PER TE MBAJTUR.

    Përgjigju
  • Faik: 27/04/2018 20:48

    RESPEKTE pafund për AVOKAT NGJELËN! Edi Rama Pallaveshi duhet të Zhduket sepse është një HAJDUT i rrëzikshëm Ordiner , njësoj si FUNDËRRINAT dhe LLUMI i PDsë dhe LSIsë !! Ky Arrogant Hipokrit Kryeministër u duk që në "mëngjes" me Zgjedhjen e Ministrit të FINANCAVE !!!! Ministër FINANCASH Arben HAJDUT Ahmetaj !?!?! O nëne O nëne !!!! HAJDUTI Arben Ahmetaj që nuk ka dalë akoma para DREJTËSISË me ZULLUMET dhe GRABITJET që ka bërë Shqipërisë , që në kohën kur drejtonte Fatos HAJDUT Nano FUNDËRRINA !!! Që të gjitha këto Parti duhet të shkrihen dhe Parlamenti duhet të shpërbëhet , dhe DREJTËSIA duhet të vihet në Punë dhe ti thërrasë një nga një këta HAJDUTË të FËLLIQUR ORDINERË si të Djathtë dhe të Majtë !! Edhe ky LEGEN Kryeministër që kishim Pritshmëri Maksimale , doli më i ndyrë dhe më i Pështirë se KRIMINELËT e PDsë dhe SUPERHAJDUTËT e LSIsë Tradhëtisë !

    Përgjigju
    • Prind: 27/04/2018 21:41

      Sakt Faik.

  • Prind: 27/04/2018 20:35

    Jam prind i larguar se fundmi nga ai vend qe nuk jepte asnje shpres per te ardhmen e femijve. Nuk ka te ardhme nje vend që: Behet presion ne admnistrat per voten se kujt duhet tja japesh(Rama Beisha) e kan bere te dy..me shume Rama. Ku Mesusi qe duhet te jap shembullin e mire per nxenesin e detyron ate te shkoje ne kurse dhe kur sja del dot i ul noten,pastaj ky nxenes ska problem se shkelqen jashte shteti. Ku politika vjedh dhe genjen ne cdo zgjedhje. Ku kush punon me ndershmeri nuk arin dot ne fund te muajit. Ku pensionisti zvaritet per te bler ilacet . Ku jeta eshte e pasigurte ne cdo moment te dites. Ku mashtrimi eshte i shtrire ne cdo nivel te pushtetit. Ku..ku..ku..plot te tjera si keto gjenden me shumice ne Shqiperi. Kjo eshte Albania ku vjedhia eshte simbol i mencurise ,forces,diturise Mos meendoni se bota dhe Europa sna njohin..na njohin me.mire se ce njohim ne veten.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 27/04/2018 20:08

    Filloj vapa nuk ka faj Avokati.Dielli te bie ne koke e nga dielli te bie pika.

    Përgjigju
  • Paulin Ramaj: 27/04/2018 19:09

    z.Ngjela jani shume larg realitetit politik. europa kerkon korrektesi ligji dhe nuk i ha palla as per Edin as per Salen ashtu sic nuk behej merak per Enverin!!! Ore e kini idene se cfare peshe kemi ne ne Europe apo bote?? Ju ashtu si shqiptaret ne pergjithesi besoni se bota rrotullohet reth shqiptarve!!!!????? po kush na ka ne liste ore!!!! qe ky vend te integrohet ne Europe vene kushte per kete Ne ju pergjigjemi me kushtet tona(po nuk na pranuat keshtu sic duam ne do te lidhemi me Rusine se me Turkun nuk ka se cfare ti japim tjeter). nje gje eshte e sigurte qe nuk mund te pranohet antare e BE nje ven ku 80% e ekonomise eshte ne duart e nje shteti qe jo vetem nuk mund te pranohet por eshte ne kundershtim me politiken dhe botkuptimin perendimor!!!!! e kam fjalen per Kumaren e Edit Erdoganin !!! ky eshte problemi i vertete qe ashtu si veprimi i Saliut(ne ate kohe miku yt) qe futi ne konferencen Islamike vendin pa pyetur as kuvendin(!!!) e kane vendosur vendin ne kategorine e vendeve te veshtira !!! po ju e dini me mire se sa une po si zokonisht shkruani keto fantazira sa per tju dhene argumente shqiptarve te zihen sa me shume dhe te mos kuptojne asgje se cfare ndodh me ta!!!

    Përgjigju
  • opinion.: 27/04/2018 16:49

    Edi Rama dhe gjithe ps tani kane pamjen e ujkut ne shqiperi dhe evrope. te gjitha testet dhe provimet i kane dhane ps,se vetem jane nje fatkeqsi per shqiperin. Dosje ne itali.holand,greqi,france,gjemani,zvicer e espania per trafik droge e vjedhje violente. pyja.a nuk ka mundesi shqiperia ta ndale yrafik drogen dhe kultivimin e saj,dhe siguroj kufijt,per dalje droge,apo vete qeceria e organizon. pra tani edi rama dhw ps,po te behen korrekt e humane si nane tereza me kush ne evrop sju besone,se duhet 20 vite per tu kthye4 besimi nga nje qeveri tjeter.

    Përgjigju
    • Eri: 29/04/2018 08:04

      Hahahaha prandaj po i hapin negociatat me Shqiperine, sepse Rama ka dhene prova qe eshte e zeza me e madhe e Europes?! PD kishte Prokurorine e Pergjithshme, KLSH, SHISH, Gjykatat e te gjitha niveleve nen kembe dhe nje gozhde s'i gjeten Rames t'i cenonit pushtetin dhe me tej lirine. Mjere ti per trurin me copa qe paske.

  • Sala: 27/04/2018 16:00

    Po i jep vullnet Lulit të shkatrroj edhe më tepër shqiprin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër