Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën qeverisëse se po fut me një procedurë antikushtetuese të përshpejtuar dhe pa konsultime dhe diskutime një projektligj për faljen e gjobave në disa kategori, që është pika më e rëndësishme e rendit të ditës në Parlament ditën e sotme.

Deputeti i PD nga foltorja e Kuvendit drejtoi gishtin nga kolegët e PS se kanë qëllime elektorale dhe se kryeparlamentarja Elisa Spiropali po kryente një shkelje të rëndë.

“Shqyrtimi i projektligjeve nuk mund të kalojë të paktën 2 javë nga momenti i propozimit, përveç rasteve të veçanta ku parashikon rregullorja. Pra duhet data 19 apo 20 ditë për të nisur shqyrtimi. Përveçse në procedura të përshpejtuara. Afatet janë dhënë që diskutimet të jenë sa më reale, deputetët të japin idetë e veta. Të kemi mundësi të thërrasim grupet e interesit, për ta bërë ligjin siç duhet. Je në shkelje të kushtetutës, është ligj me efekte financiare, është vendim i Këshillit të Ministrave, pa pasur vendim me firmë të Këshilllit të Ministrave, është shkelje e procedurës dhe e bën antikushtetues këtë projektligj. Së paku sa i takon procedurës parlamentare të procesimit të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Propozime që janë në dobi të qytetarëve që do e prezantojmë kur të vijë momenti”, tha ai.

Më tej ai apeloi që t’i qëndrohej rregullores dhe Kushtetutës.

“Detyra e Kuvendit është t’i qëndrojë strikt Kushtetutës dhe procedurës parlamentare. Keni shkelur çdo procedurë parlamentare me ligjin e faljes se gjobave. Nuk ka asnjë vendim të seancës plenare për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar këtë ligj. Ju e keni fut në shkelje të rregullores. Afatet nuk janë vendosur kot, afatet janë vendosur që diskutimi të jetë real. Jeni në shkelje të Kushtetutës, është ligj me efekte financiare  dhe do duhej të kishte mendim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sa i takon thelbit të ligjit ne kemi bërë propozime reale”, tha ligjvënësi.


Lajmi kryesor:

LIVE- Kuvend, Shehaj këmbëngul tek interpelanca me Ballukun për koncesionin 'Thumanë-Kashar' me Gener 2: Beteja ime për vjedhjen 1.3 mld euro! Akuzon PD për pazar me PS


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Shehaj bllokon foltoren: Dua të flas për vjedhjen 1.3 mld euro! S'lejon deputetin Mziu të flasë

Shehaj bllokon foltoren: Dua të flas për vjedhjen 1.3 mld euro! S'lejon deputetin Mziu të flasë