VIDEO+FOTO/ Kuvend kombëtar me karrige bosh...' Berishën e braktisën jo vetëm deputetët por dhe delegatët

Çdo ditë e më tepër është e dukshme që Berisha po mbetet pa mbështetje.

Të 17 deputetët e grupit të Gazment Bardhit nuk ishin të pranishëm në kuvendin kombëtar të mbledhur sot nga Sali Berisha. Ndërkohë në video që vijnë nga ambientet e Pallatit të Kongreseve shumë karrige ishin bosh, provë e faktit të pakundërshtueshëm: Se po vjen e humbet ndjeshëm terren.

Eshtë aq e dukshme sa e pranojnë dhe deputetët, mbështetës të Berishës

“Nuk janë ditët më të mira’ tha Edi Paloka në fjalën e tij në podium.


"Mos na numëroni sa jemi, por lexoni idealet që kemi” e nisi fjalën Luciano Boçi.

Në kuvendin e sotëm më shumë janë karrige bosh. Në hapjen e këtij eventi  u tha se ishin 1500 delegatë, por dhe ato që ishin në shumicën e kohës i lanë vendet bosh duke u larguar.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, Rithemelimi deklaronte 4920 delegatë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti