Kuvend/ 'Mikrokreditë', debate pas raportimit të Sejkos! Braçe: Kush ka konflikt interesi me bandën e përmbaruesve të dalë nga salla! Bardhi: Po bëni avokatin e BSH-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023. Gjatë seancës së pyetjeve, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi ka pyetur kreun e BSH-së në lidhje me skandalin e mikrokredive. Por teksa po bënte pyetjet, Bardhi u zgjat në një parantezë duke lexuar relacionin e prokurorisë së Tiranës për mikrokreditë.

Bardhi: Mënyrën si ne i formulojmë pyetjet është e drejta jonë. Kam 9 pyetje për guvernatorin e BSH-së. Prita të kishte një sqarim për skandalin e mikrokredive ku banka e Shqipërisë ka pasur rol kyç në atë që i ka ndodhur 100 mijë qytetarëve shqiptar. Unë kam relacionin e prokurorisë së Tiranës drejtuar SPAK ku është analizuar veprimtaria e BSH lidhur me këtë çështje. Nuk është i opozitës, por i prokurorisë. Veprimtaria e BSH-së MCA shpk. është jashtë monitorimit nga BSH. A është favorizuar kjo shoqëri që të licencohet për të gjitha llojet e kredive. Shoqëria MCA.shpk kishte filluar aktivitetin e vet, para se të merret licencë nga Banka e Shqipërisë. A keni kryer një analizë për vlerësimin e riskut që mbarte skema e mikroredive për qytetarët shqiptarë. Çfarë ju lidh me MCAshpk. Si ka mundësi që në shkelje të ligjit, keni lehtësuar ndërtimin e kësaj skeme mashtrimit.

Pas pyetjeve të drejtuara nga Bardhi, ndërhyri deputeti socialist Erion Braçe. Sipas Braçes, duhet të zhvillohet seanca në përputhje me Kushtetutën dhe mos të kthehej në një proces hetimor. Braçe tha se kush ka konflikt interesi jo me BSH-në por me faktorë të tjetër duhet të dalë jashtë nga kjo sallë, duke ju referuar Bardhit.

Braçe: Kam një pyetje, ka kohë për paraqitjen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t'i bëj? S'ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje parimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës. Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetër është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve. Injorantët janë të identifikueshëm lehtësisht.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërhyri duke theksuar se në vitin 2017, Bardhin e kanë akuzuar nga partia e tij se u ka shërbyer interesave të përmbaruesve privat. Bardhi iu kthye socialistëve duke thënë se ata po bëjnë avokatin e BSH-së.

Felaj: Në 28 qershor 2017 kur keni qenë ministër teknik njerëz të partisë suaj ju kanë akuzuar publikisht. Keni nxjerrë një vendim për të cilin njerëz të partisë suaj ju kanë akuzar publikisht. Ju kanë akuzuar se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat. 

Bardhi: Ty të kanë akuzuar se të kanë marrë bandat... peng e s’po themi gjë.  Ka dy banda banën e përmbaruesve dhe bankën e Shqipërisë, keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat...

Duke u ndalur te skandali i mikrokredive, guvernatori i Bankës së Shqipërisë shpjegoi rolin e BSH-së dhe nënvizoi se ka një keqkuptim nga prokuroria e Tiranës. Sipas Sejkos  roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe është respektuar ligji. Sejko theksoi se situata me kreditë e këqija ishte rrezik kombëtar dhe u bë në bashkëpunim me FMN.

Sejko: Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara. Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi. Në 11 banka kemi 1.9 mln depozitues me 16 mld euro depozita në atë kohë më 10 mld euro depozita. Ishte çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë me rekomandime të FMN-së dhe ka pasur përfaqësi. U bë një marrëveshje e detajuar, plan masash ku një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve për kompanitë që do të merren me ndjekjen e borxhit. Nuk ishte aktivitet i paligjshëm.  Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
'Dosjen ma solli burri yt', degradon debati mes Felajt dhe Bardhit në Kuvend: Mos u fut në histori të tjera se do dalësh keq

Seanca plenare e kësaj të enjte është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, sa i takon raportit të BSH për vitin 2023. Ishte pyetja e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi për skandalin e mikrokredive, ajo që nxiti debate mes  deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Teksa Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulte. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj saj.

Pjesë nga debati

Felaj: Nëse nuk keni konflikt interesi uluni dhe mos e vijoni këtë gjë. Ju kanë akuzuar njerëz të partisë suaj se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat

Bardhi: Moj zonjë, ty të kanë akuzuar se të kanë marrë peng bandat dhe të kanë gjetur me të pandehurit, e ne s’po themi gjë.

Felaj: Mos e zgjasni këtë debat, mos u fusni në historira se më keq do të dilni.

Bardhi: Jo unë nuk dal keq kurrë zonjë, se unë mbaj përgjegjësi për  firmat që hedh, ndryshe nga ty që të marrin peng. Në këtë relacion që unë lexova, ka dy banda, banda e përmbaruesve dhe banda e Bankës së Shqipërisë. Ju keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat.

Felaj: Zoti Bardhi nuk po flini për procedurë, respektoni kolegët dhe institucionit që përfaqëson guvernatori. Mund të mos ju pëlqej farë guvernatori, por ai përfaqëson një institucion kushtetues.

Bardhi: Nuk kam lidhje fare me guvernatorin.

Felaj: Kush është pra shqetësimi juaj në këtë pikë.

Bardhi: Ekzaktesit, në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, nuk bëra asnjë koment personal, por iu referova një institucioni tjetër të pavarur, që është Prokuroria e Shtetit. Që të mos jenë akuza politike, por një dokument që e thotë një institucion.

Felaj: Jua thash vlefshmërinë e atij dokumentin, nuk është provë që ju ta tirrni kaq gjatë. Këtu të ngrihet një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien dhe në dorën time e tënden, e të burrit tënd, na lër të mbarojmë. Do biën edhe në dorën tonë.

Felaj: Të mbeti dhe emri kush ta ka dhënë pa thënë.

Bardhi: Pse do të ta them ty? Burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës.

Felaj: Mbarojeni, po kaloni çdo nivel etike

Ora 19:33
Skandali me mikrokreditë, Sejko: S’ka lidhje me firmat piramidale! BSH ka respektuar ligjin! Kreditë e këqija ishin rrezik kombëtar

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shpjegoi në Kuvend rolin e BSH-së për skandalin e mikrokredive dhe nënvizoi se ka një keqkuptim nga prokuroria e Tiranës. Sipas Sejkos roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe është respektuar ligji. Sejko theksoi se situata me kreditë e këqija ishte rrezik kombëtar dhe u bë në bashkëpunim me FMN. Guvernatori tha se nuk ka asnjë skemë piramidale në lidhje me mikrokreditë pasi sipas tij ende paratë janë tek klientët.

'Praktikisht doja të sqaroja se materialin e prokurorisë që ju lexuat unë nuk e kam. Kam një material që pushon çështjen, ky është një proces që ka kaluar në SPAK. Jemi në dispozicion të institucioneve të drejtësisë për ço lloj informacioni. Materiali i prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e BSH-së dhe funksionin e saj dhe i ka kthyer në dyshim për akuzë penale. Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara.

Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi. Në 11 banka kemi 1.9 mln depozitues me 16 mld euro depozita në atë kohë më 10 mld euro depozita. Ishte çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë me rekomandime të FMN-së dhe ka pasur përfaqësi. U bë një marrëveshje e detajuar, plan masash ku një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve për kompanitë që do të merren me ndjekjen e borxhit. U rekomandua nga FMN dhe e rikonfirmoi, duke qenë se çështja u diskutua gjerazi. Praktikisht licensimi i kompanive bazohet në dispozitat e Kodit Civil sot është i ligjshëm, kushdo mund të blinte nga bankat. Ishte licensimi i këtyre kompanive për të blerë kreditë e këqija, dhe nuk ishte vetëm MCA. BSH që para emërimit tim nxorri një rregullore që i detyronte Bankat të fshihnin kreditë e këqija. U licensuan për ruajtjen e stabilitetit financiar. Nuk ishte aktivitet i paligjshëm.  Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm.

Ka një panik për bankëns. Nuk ka lidhje fare me skemat piramidale. Nëse kanë bërë vjedhje ndaj klientëve dhe i kanë dhunuar duhen dënuar. 80% nuk janë arkëtuar nuk janë gjetur si klientë. Kanë arritur të ndjekin vetëm 10%, të cilët nës enuk kanë ndjekur ligjin duke shkelur ligjin e përmbarimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Në përgjithësi lekët janë akoma te klientët. Ka zënë vend nga thashethemet e portaleve. Numri i 100 mijë klientë. Kanë qenë 96 mijë klientë nga të cilët një pjesë kanë paguar sot janë 60 mijë klientë. Ne kishim pezulluar. Procesi i licensimit ka qenë i ligjshëm.’- tha Sejko.

Ora 18:18
Guvernatori i BSH-së prezanton në Kuvend raportin vjetor: Gjatë 2023 Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike

1721319623_gentsejko.jpg

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023, ku tha se forcimi i lekut ka qenë dhe vijon një nga zhvillimet më të spikatura ekonomike të kësaj periudhe.

Sejko gjithashtu raportoi para deputetëve, se mbiçmimi i lekut ka kontribuuar në kontrollin e inflacioni dhe ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

“Mbiçmimi i lekut kontribuoj në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimet”, tha ai.

Më tej, Sejko se gjatë këtij viti, Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit si dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimet nga vendet e rajoni.

Gjithashtu, sipas tij, “rritja e normës bazë të interesit solli një rritje të përgjithshme të nivelit të normave të interesit në vend, por kushtet e  përgjithshme financiare mbeten simuluese”.

Ndër të tjera, guvernatori i BSH, tha portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023, duke arritur së fundmi nivelin e rritjes, prej 14%.

“Inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë pranë objektivit tonë prej 3%, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë pozitive”, theksoi Sejko.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 18/07/2024 20:45

    Bardhi ben dhe trimin dhe te ndershmin, por Saliu nuk harron dheky nuk do jete me deputet se eshte kthyer ne gore

    Përgjigju
  • Linda: 18/07/2024 20:40

    Teveqeli Gazmend Bardhi si pederast qe eshte urren shume grate dhe nuk le moment pa i sulmuar! Drejtesia duhet te marre masa mbrojtese per grate deputete nga sulmet e ketij te cmenduri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kinemaja shëtitëse nis me ‘Lulëkuqet mbi mure’, në Kukës! Do shfaqen filmat më të njohur shqiptarë

Kinemaja shëtitëse nis me ‘Lulëkuqet mbi mure’, në Kukës! Do shfaqen filmat më të njohur shqiptarë