Kuvend/ Nisin diskutimet për dy projektligjet e reja mbi proceset e pronës

Kuvend/ Nisin diskutimet për dy projektligjet e reja mbi proceset e pronës

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame

Pas përfundimit të procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit 2019 dhe Paketës shoqëruese Fiskale, Kuvendi i Shqipërisë vazhdoi punën në komisione duke shqyrtuar dy projektligjet për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe për kadastrën fiskale. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, se legjislacioni i ri përmbledh të gjitha proceset e trajtimit të pronës në një ligj të vetëm dhe prona kthehet në një element zhvillimi, jo si dhuratë e shtetit, por si marrëdhënie ekonomike kapitaliste.

Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, Lame tha se procesi ka qenë difektoz, duke zvarritur shumë çështje ndër vite.“Në vendin tonë janë 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, ku 3.5 milionë janë të regjistruara dhe 600 mijë të paregjistruara. Nga këto, 2.5 milionë janë me probleme, çka do të thotë që duhet të nisin procesin nga e para”, deklaroi ai. 

Lidhur me  procesin e legalizimeve, Lame tha se deri tani janë legalizuar 227 mijë objekte; mbeten edhe 60 mijë, që do të mbyllen pas dy vjetësh. “Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”. Përsa u përket ndërtimeve në Unazën e Re, Lame bëri përgjegjëse Partinë Demokratike, e cila ishte në pushtet gjatë vitit 2013, duke e ditur që Unaza do të zgjerohej, megjithatë lejoi legalizimet. 

“Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohë janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik-shtator 2013, pra kur e kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re. Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e Pallatit me Shigjeta e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës”, u shpreh ai. Nga 1 shkurti i 2019-s, zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë