Kuvendi i Shqiperisë ka hapur dyert për qytetarët me rastin e festave të 28-29 nëntorit. Vetëm ditën e parë sallën pleanre, e cila ishte e hapur për vetëm 5 orë, e kanë vizituar rreth një mijë qytetarë.
Qytetarët u njohën me godinën dhe historikun e Kuvendit, ndërsa për herë të parë u organizua edhe një veprimtari sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.
Salla plenare do të vijojë edhe nesër të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj, nga ora 17:00 deri në orën 19:00.