Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi hap dyert për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.
Gjatë kësaj dite do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile , si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.
Në të njëjtën ditë do të ndahen çmimet për esenë më të mirë në temën : "Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit"./a.g/
