Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024! Opozita braktis seancën

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024! Opozita braktis seancën

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje, e cila u braktis nga opozita.

Nga 64 deputetë të pranishëm në sallë, 63 votuan për, ndërsa një abstenoi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i falënderoi deputetët për mbështetjen e projektligjit për buxhetin në një reagim në rrjetin social Facebook menjëherë pas votimit. Projektligji ishte miratua në lexim të parë gjatë një seance në nëntor.

“Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet”, shkroi Kurti.

Projektligji ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove - nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit.

Ndarjet buxhetore për disa ministri

Për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka planifikuar të ndajë dukshëm më shumë para për disa ministri, si Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Mbrojtjes, në krahasim me vitin 2023.

“Po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe rrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, shkroi Kurti.

Nga kjo shumë, mbi 1 miliard euro parashihet të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra dhe shpenzime.

Buxheti i vitit 2024 parasheh edhe rritjen e koeficientit të pagave nga 105 euro - sa është aktualisht - në 110.

Ndër vite, një pjesë e madhe e buxhetit të shtetit ka shkuar për sektorin e sigurisë.

Pesë institucionet me buxhetin më të madh në vitin 2024 pritet të jenë: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 931.025.963 euro, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 265.445.995 euro, Ministria e Punëve të Brendshme me 216.523.467 euro, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës me 174.387.768 euro dhe Ministria e Mbrojtjes me 153.049.911 euro. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun