Kuvendi i Kosovës shënon përvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë më 1990

Kuvendi i Kosovës shënon përvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë më 1990

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne në përkujtim të 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila e shpallte vendin të pavarur.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës u mblodhën së bashku me shumë ish-delegatë të Kuvendit të Kosovës të vitit 1990, të cilët kishin bërë shpalljen e Deklaratës Kushtetuese, më 2 korrik të vitit 1990.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e cilësoi veprimin e delegatëve të asaj kohe si një ndër më të guximshmit në histori.

“Ky ishte akti më i rëndësishëm e më i guximshëm i përfaqësuesve të popullit qysh pas Konferencës së Bujanit. Pikërisht para dyerve të Kuvendit të sotëm, delegatët e atëhershëm e votuan Deklaratën e 2 korrikut, të cilën e lexoi Muharrem Shabani”, tha Konjufca.

Me këtë rast, pas seancës në objektin e Kuvendit është shpalosur edhe një pllakë në përkujtim të kësaj dite. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se këtë pllakat po e vendosin në nderim të të gjithë atyre që ishin nënshkrues të deklaratës.

“Këtu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në përfaqësim të vullnetit të popullit, miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe e shpallën Kosovën Republikë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërsa, ish-kryetari i Kuvendit, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990, Iljaz Ramajli ka kujtuar përpjekjet e atij brezi për liri dhe pavarësi.

Ai ka thënë se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavi kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë.

Delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall e pavarur dhe dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, më 7 shtator të vitit 1990, në Kaçanik u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?