Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare, kjo pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi sot propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës.
Opozita u largua nga salla e Kuvendit para se të niste votimi. Propozimi hasi shumë kundërshti nga opozita, e cila ka zhvilluar debate të forta dhe sot u largua nga salla pak para se të niste votimi. Kundër këtij propozimi kanë qenë edhe qindra qytetarë të cilët kanë protestuar me ditë me radhë dhe nuk munguan as sot jashtë Kuvendit. Sipas tyre, ky propozim cenon identitetin kombëtar. I menjehershëm ishte reagimi i Mickoskit i cili tha LSDM-ja si pasardhëse e komunisteve, shndërrohet në shërbetorë të Bullgarisë.
“Dua që të them që nuk është kryer asgjë, ne do te vazhdojmë me luftën tonë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutë. Kjo gjë nuk do të kaloj në parlament. Nuk do të pranojmë ndryshime kushtetuese", tha ai.
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut thotë se të martën do të mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare.
‘Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën, ku do të takohemi në Bruksel. Maqedonia i përket BE-së.’- shkruan Varhelyi.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga politika shqiptare dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pranishme në Kuvedin maqedonas dy ditë më parë e bëri të qartë që me miratimin e propozimit francez javën tjetër do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Von der Leyen i siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do ruhet me 'fanatizëm', por kjo deklaratë solli reagimin e opozitës e cila e quajti presidenten e KE-së tradhtare.
“Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e p[arë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme”, tha ajo.
Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian tashmë është i lirë, pas zgjidhjes së ngërçit që ishte krijuar nga vetoja bullgare. Bullagaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.
Franca doli me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por opozita i doli kundër duke zhvilluar në më shumë se dy jave protesta.
Cili është 'Propozimi francez'?
Drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së "gjuhës maqedonase". Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.
Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t'i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi "merr parasysh" synimet e të dyja palëve për të lëshuar "deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase", me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018.
Votimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për propozimin francez
Konfernca e parë ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të mbahet të martën, ku nisin zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe përcaktohen kornizat themelore. Këto korniza përcaktojnë udhëzimet dhe parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Komisioni do të fillojë menjëherë punën e nevojshme përgatitore.
Negociatat zhvillohen midis ministrave dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare.
Faza e parë përfshin shqyrtimin rigoroz të legjislacionit të vendit kandidat; negociatat pastaj vazhdojnë në mënyrë metodike përmes një sërë legjislacioni të BE-së, të cilin vendi kandidat duhet të miratojë, zbatojë dhe zbatojë. Negociatat shtrihen edhe në të drejta dhe detyrime të tjera që të gjitha Shtetet Anëtare duhet të pranojnë - këto njihen si Community acquis.
Negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë përpara se një shtet i ri anëtar të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Reformat politike dhe ekonomike të kryera nga vendi kandidat monitorohen dhe vlerësohen rregullisht dhe ritmi i negociatave përcaktohet nga rezultatet. Vetëm kur të gjitha palët janë të kënaqura, procesi përfundon me nënshkrimin dhe ratifikimin e një Traktati të Aderimit. Gjatë procesit të negociatave për anëtarësim, kandidatët dhe vendet kandidate potenciale mund të marrin mbështetje përmes Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA). Kjo përfshin një sërë programesh ndërkufitare me shtetet anëtare të BE-së, të cilat pasqyrojnë nga afër funksionimin e fondeve strukturore. Negociatat e anëtarësimit janë aktualisht në vazhdim me Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Negociatat janë hapur edhe me Islandën, por aktualisht janë në pritje.
Elementët e negociatave për çdo kapitull
Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.
Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën nëdrejtësi.
Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.
A përfitohen fonde?
Nëse Shqipëria hap negociatat, a përfiton fonde shtesë me qëllim përgatitjen për negociatat e anëtarësimit? Strategjia e Zgjerimit 2018 e KE-së parashikon natyrisht burimet financiare për një anëtarësim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit. Instrumenti i Paraaderimit (IPA) është instrumenti që u vjen në ndihmë financiarisht këtyre vendeve në përgatitet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.
Gjatë viteve 2007-2017, KE ka investuar më shumë se 8.9 miliardë euro në rajon nëpërmjet IPA-s. Duke iu referuar përvojave të mëparshme të anëtarësimit, një zhvendosje graduale nga etapa e para-anëtarësimit tek ajo e të qënit vend anëtar, duhet të jetë e mirëparashikuar, në mënyrë që të mundësojë zhvillimin kapaciteteve për të përthithur fonde. Pra, e thënë shkurt, nëse hapat e Shqipërisë në periudhën e negociatave do të jenë të qarta dhe të sigurta, edhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde, do të rriten. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit.
Konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri- Maqedoni e Veriut do të mbahet ditën e martë.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez. 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Tan tersi paskan ken ato,ta kishim dit i kishim blloku ma perpara qeset plastike per me hy ne BE tesh po ham me lug florini!
PërgjigjuVertet apo jane thashetheme , mos po na genjejejne se ka 4 vite që thojne u hapen u hapen! Vetëm Italia mund të loboje për shqiperine!
Përgjigjuurime z kryeminister! e vure ne rrjesht dhe maqedonin e veriut . e bone si marigoja beri c'beri mori ate qe deshi, dhe ti more ate qe doje super politikan je
PërgjigjuAsnjehere nuk duhen pranuar kushtet e ketyre kurvave Europiane me mire jemi jashte BE dhe te lire sesa te na shkelin keta legena arrogante te pashpirt
PërgjigjuKy vendim ështé vdekje politike e Edvin shkjaut shqipfolës dhe vllaut të tij vucic…bravo për Iliridën…!
PërgjigjuARBERORIT Pervers dhe idiot. Shko vizitohu langaraq. Tre fjale di: Vuciqi, shkjau, nuk do Europe. Por edhe zbavites, o dixhital.