Në arrest shtëpie për aferën 'Partizani', Berisha 3 muaj pa pagë! Kuvendi ia ndërpreu në janar

Në arrest shtëpie për aferën 'Partizani', Berisha 3 muaj pa pagë! Kuvendi ia ndërpreu në janar

Sali Berisha

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë pagën si deputet për Sali Berishën. Siç tregohet nga raporti i Kuvendit për pagat dhe përfitimet për deputetët, anash kreut të ‘Rithemelimit’ shifra është zero. Nga sa rezulton për këtë vit i është paguar vetëm muaji janar për përfitimet si deputet si dhe paga neto prej 204 768 lekësh, ndërsa për muajin shkurt, mars dhe prill të vitit 2024 për Sali Berishën shifra është 0.

Kuvendi i ka ndërprerë Sali Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me të si ligjvënës. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e GJKKO-së.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, ditë kur gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, firmosi vendimin që ndaj ish-kryeministrit të aplikohej masa e “arrestit të shtëpisë”, nuk kishte zbatoi masën që i kishte vendosur SPAK, detyrim paraqitje. Masa është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën e Lartë. Që prej kësaj date atij nuk i është lejuar të paraqitet në Kuvend, duke vënë kështu në rrezik mandatin e deputetit.

*Raporte e Kuvendit për Pagat dhe Përfitimet e deputetëve për muajt shkurt, mars, prill

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia