Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca

TIRANE - Çdo muaj, Kuvendi i Shqipërisë paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta. 10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë.

Përpara se ta bëjë këtë, Kuvendi ju kërkon deputetëve certifikatë familjare, vërtetim nga hipoteka e Tiranës se asnjë anëtar i familjes së tyre nuk ka shtëpi si dhe një kopje kontrate qiraje.

Fatura mujore për këtë shërbim ndaj deputetëve është 7 milionë lekë të vjetra.

Nga të dhënat e siguruara nga Report TV, ata që e kanë kërkuar këtë financim nga Kuvendi, për Partinë Socialiste, janë: Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi.

Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.

Të drejtën për qira të paguar nga shteti mes demokratëve e kanë shfrytëzuar: Saimir Korreshi, Eralda Bano, Greta Bardeli, Sorina Koti dhe Arbi Agalliu. 350 mij lekëshin çdo muaj e kanë marrë edhe dy deputetët çamë: Gëzim Ademaj  dhe Nusret Avdulla.

Vihet re se përgjithësisht, ata që e kanë kërkuar edhe këtë bonus nga lekët e taksapaguesve, nuk hyjnë tek deputetët më aktivë të parlamentit, bazuar në raportet e monitorimit.

Por pagesa për qiranë është një prej bonuseve të deputetëve. Ata kompensohen edhe për shpenzime telefonike, në vlerën 170 mijë lekë të vjetra në muaj, edhe pse paketat telefonike pa limite në treg janë shumë herë më të lira.

Vetëm për qira dhe telefon gjatë muajit gusht deputetëve ju janë dhënë mbi 27 milionë lekë të vjetër.

Paga e deputetëve, tashmë e rritur kap shifrën 3 milionë lekë në muaj. Ligjvënësit marrin edhe dieta për udhëtimet e tyre.

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA
Antoneta Dhima    PS, Fier
Fadil Nasufi          PS, Berat
Teuta Ramaj          PS, Vlorë
Baftjar Zeqaj         PS, Fier
Enslemvera Zake  PS, Korçë
Niko Kuri             PS, Vlorë
Anduel Tahiraj      PS, Vlorë
Pranvera Resulaj   PS, Vlorë
Hatixhe Konomi   PS, Berat
Mirela Pitushi       PS, Fier

 

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA
Gledis Çeliku        PSD, Shkodër
Meri Markiçi        PSD, Shkodër

 

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA
Saimir Korreshi    PD, Fier
Eralda Bano          PD, Fier
Greta Bardeli        PD, Shkodër
Sorina Koti           PD, Korçë
Arbi Agalliu          PD, Vlorë

 

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA
Gëzim Ademaj      PDIU, Vlorë
Nusret Avdulla      PDIU, Fier

G.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 14/09/2024 18:45

    Po ketyre te partis demokratike ju paguhet qeraja,rroga ,telefonat per te djegur kuvendin,per te shpifur,per intervista ne kanale per tu tallur gjithe diten!! Femijet e familjeve shqiptare qe mbarojn shkelqyshem mezi ju afrohet nje vend pune jo me ta mendojn te behen deputet te futen ne kuvend!!

    Përgjigju
    • Partia: 14/09/2024 19:51

      Ato janë 4, nga pushteti janë 20, e çfarë sheh dashnorja drejtorëve, opozitën. Deti ne cilin drejtorëve ke arrit?

  • Beni: 14/09/2024 18:15

    SPAK mund te hetoje, gjeje sesi te gjithe genjejne, mashtrojne dhe falsifikojne fokumentat dhe fuse ne burg 35 deputete dhe goditur "fort" korrupsionin. SPAK prej verteti se ky pe leter higjenike edhe Salen nuk e con dot me maqine policie e komunikoje akuzen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën