Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. “Dua të mbështes sot qytetarët që protestojnë kundër prishjes së Teatrit, apo studentët që protestojnë kundër reformës në arsim. Rinia studentore ka flakur inercinë e mosveprimit e heshtjes duke na dhënë shembull. Kemi nevojë për një politikë perëndimore. S’duam parulla dhe predikime sipërfaqësore, kjo s’është e lehtë, as e pamundur. Duhet një brez i ri politik, dhe një elitë e re për vendin. Detyra morale dhe fitorja është ndarja nga e keqja dhe përgatitja e kalimit të politikës tek një elitë e re.”- u shpreh Basha.
Lajmi kryesor: