Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur të shtunën në punimet e Kuvendit Kombëtar, deklaroi se PD-ja është ripërtërirë nga humbja e një viti më parë dhe se ajo vjen e fortë dhe e gatshme për nisjen e aksionit të ri politik.
Basha tha se ky është Kuvendi më demokratik, është Kuvendi i bashkimit, i ripërtëritjes dhe i nisjes së re. "Partia Demokratike janë anëtarët, është kryesia. Në këtë shtëpi politike na mban të bashkuar dashuria për Shqipërinë dhe vlerat tona për BE-në", tha kreu i PD-së në fjalën e tij.
Sipas Bashës, demokratët janë sot më të bashkuar se kurrë dhe se Partia Dermokratike është ringritur nga humbja e një vitit më parë. Ai u shpreh i vendosur që së bashku me të gjithë demokratët të shkruajë një histori suksesi në krye të PD-së. "Objektivi ynë është të jemi parti e parë, parti fituese. U ringritëm nga humbja duke menduar, debatuar e diskutuar, duke e vënë gishtin tek mangësitë dhe duke u përballur me qeverinë më antidemokratike", tha ai.
Duke u ndalur tek humbja e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PD-së e lidhi këtë disfatë me manipulimin, shitblerjen e votës, por dhe me krizën globale. "Të gjitha këto ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve. Ne kemi analizuar në çdo detaj humbjen e 23 qershorit për të konstatuar se çfarë nuk ka ecur në qeverisjen tonë dhe në këtë kontekst thelbësore mbetet distanca me bazën e partisë. Një pjesë e përfaqësuesve tanë u lodhën nga qeverisja. Qeveria investoi në vepra të mëdha, por disa nga përfaqësuesit tanë harruan, se mes veprave e qytetarëve dhe problemeve të tyre personale, ka një hapësirë të gjerë, ku qeveritarët duhet të shërbejnë me devotshmëri", theksoi Basha.
"Për të gjitha mangësitë, sot, në emër të PD-së, ju kërkoj ndjesë nga kjo tribunë me përulje anëtarëve të PD-së dhe para së gjithash qytetarëve shqiptarë, që kanë pasur arësye të jenë të zhgënjyer në pritshmërinë e tyre. Dua t'u
deklaroj këtu angazhimin dhe përkushtimin tonë për korrigjim të mangësive dhe gabimeve të PD-së", tha Basha sot në fjalën e mbajtur në punimet e Kuvendit Kombëtar. /ATSH/
/Shqiptarja.com