Ambasadorja Franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka mbështetur reagimin e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me rregullat e reja të vendosura nga Kuvendi i Shqipërisë për praninë e medias gjatë seancave dhe komisioneve.
Diplomatja franceze në një postim në Twitter, bën thirrje për të mbështetur lirinë e medias, ndërsa shprehet se liria e shtypit është baza e të gjitha lirive të tjera, “me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten.”
“Le të mbështesim lirinë e shtypit, është baza e të gjitha lirive të tjera, me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten”.- shkruan Barsacq duke cituar Volterin.

Lajmi kryesor:
Gazetarët protestojnë për vendimin e kryesisë që i lë jashtë, Kuvendi: Sistemi i ri rrit transparencën! Delegacioni i BE-së: Rregullat nuk janë në përgjigje të udhëzimeve tona (VIDEO)











