
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për Korporatën e Investimeve me 77 vota pro, 19 deputetë votuan kundër ndërsa 3 abstenim, mes tyre deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Gjithashtu u miratua edhe buxheti faktik për vitin 2018 me 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenim. Një tjetër projektligj i miratuar me 83 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim ishte ai për masat shtrënguese.
Por cfarë është Korporata e Investimeve?
Korporata e Investimeve është një institucion i ri që do të krijohet me detyrë e menaxhimit të pronave të shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar. Korporata e Investimeve Shqiptare do të krijohet si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione. Objekti i veprimtarisë së Korporatës është sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve.
Korporata identifikon prona shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, i propozon Këshillit të Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i të drejtës së përdorimit dhe/ose i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata. Për zhvillimin dhe zbatimin e një projekti investimi, Korporata mund të mbështetet nga Shteti me infrastrukture ndihmëse, të tilla si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.
Drafti i miratuar sot u ndryshua dhe reflektua pas kritikave të Bankës Botërore dhe FMN-së lidhur me prokurimet duke marrë miratimin e Komisionit Europian. Neni u ndryshua rrënjësisht duke qartësuar se për projektet me partnerë ndërkombëtarë do të zbatohen rregullat e tyre të prokurimeve, ndërsa për ato me financim të brendshëm do të zbatohet ligji shqiptar.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve (Xhafaj abstenon)/ Spiropali: Papunësia në nivelin më të ulët historik
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 2022
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis lënia e mandateve nga deputetët! 6 lënë karriget e Kuvendit për garën si kryetar Bashkie
23 Mars, 21:05
-
Kronikë e vendimeve historike
23 Mars, 19:45
-
Kuvend, debat për inceneratorët, Berisha: Ahmetaj i fajshëm, por Rama është koka e krimit! Balla: 'Katran me bojë' të përjashtoi kandidati yt nga fushata e Tiranës
23 Mars, 07:47
-
Braçe propozon projektligjin për ‘Mbrojtjen e tokës’: Nga data 1 mars deri në 30 nëntor të secilit vit të ndalohet ndezja e zjarreve për djegien e mbetjeve bujqësore
21 Mars, 12:06
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Kufizimi i shpejtësisë dhe mbajtja e patentës deri në 70 vjeç, Kuvendi miraton me 102 vota pro ndryshimet e Kodit Rrugor
16 Mars, 21:22
-
Arrestimi i nënës lehonë, opozita përplaset me mazhorancën: Të diskutohej ligji për dhunë në familje! Spiropali: Gruaja të lirohet, s'mund ta kthejmë në debat politik
16 Mars, 07:29
-
Përfundoi në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Spiropali bën thirrje për lirimin e Diana Bahçes: Të merren masa për magjistratët pa ndërgjegjie dhe tru
15 Mars, 21:27
-
Zgjedhjet e 14 majit, Rama 1 orë mbledhje me grupin parlamentar! Konfirmon Benet Becin për Shkodrën, asnjë koment për Ahmetajn, ja porositë
15 Mars, 18:05
-
Mblidhet Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, shqyrtohen disa çështje të rendit të ditës, mes tyre edhe mandati i Xhaçkës pas kthimit nga Kushtetuesja
15 Mars, 11:37
-
Dukagjinasit në protestë për rrugën, Spiropali premton: Do ta ndërtojë qeveria, gati projekti
14 Mars, 11:18
-
Në zgjedhje pa PD? Murrizi: Dyshoj se janë të sinkronizuar, veç plan B kanë! Logu: Marrëveshja Meta-Berisha e sforcuar! Blushi: Alibeaj të gëzojë koalicionin me Ramën
13 Mars, 22:14