Në fjalën e tij kryeministri Hashim Thaçi tha para votimit se krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës është fyese dhe padrejtësi.
Sipas tij, kosovarët nuk kanë bërë luftë pushtuese por çlirimtare. Ai tha se ky është vendimi më i vështirë që kanë që duhet të merrnin deputetët e Kuvendit, e megjithatë i ftoi të votonin në favor të themelimit pasi e drejta është në anën e Kosovës.
ORA 13:30, KUVENID MIRATON GJYKATË SPECIALE
Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, parlamenti votoi me 93 vota pro dhe 15 kundër për shmangien e Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të përshpejtohen procedurat për projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte, erdhi pas raportit të senatorit zvicerian Dick Marty, ku thuhet se disa individë brenda radhëve të UÇK-së që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit.
ORA 11:20, PDK, LDK, AAK POR-THEMELIMIT TË GJYKATËS, VEËVENDOSJA KUNDER
Liderët e Grupeve Parlamentare të PDK-së LDK-së dhe AAK-së janë shprehur pro themelimit të Gjykatës Speciale për t'i dënuar krimet e pretenduara të UÇK-së, ndërsa Vetëvendosja është shprehur kundër.
Adem Grabovci i PDK-së ka thënë se pavarësisht se Gjykata është e padrejtë deputetët e PDK-së do të votojnë pro themelimit të saj.
Edhe Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se lufta e UÇK- së ka qenë e drejtë por Gjykata duhet të themelohet për t'i hequr të gjitha dyshimet se ka pasur krime gjatë luftës. Ai ka thënë se deputetët e LDK-së do të votojnë pro themelimit të Gjykatës.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se është në të mirë të Kosovës themelimi i Gjykatës Speciale e mos t'i lihet ndërkombëtarëve të themelojnë Tribunal ndërkombëtarë për Kosovën.Ai ka thënë se pikërisht Qeveria e Kosovës është fajtore pse ka ardhur deri te ky moment dhe drejtësia s'ka vepruar pas raportit të Dick Martyt.
"Është në të mirën e Kosovës t'i hapim dyer dhe të themelohet një Gjykatë para se të formohet një Tribunal ndërkombëtarë për Kosovën", ka thënë ai.
ORA 11:00, THAÇI: KY DO TË JETË VENDIMI MË I VËSHTIRË
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij u shpreh se ky do të jetë vendimi më i vështirë i marrë ndonjëherë për të gjithë deputetët e Kuvendit; ngritja e gjykatës ku të akuzuar janë luftëtarët e UÇK-së.
"Ne duhet ta ruajmë besimin e plotë në SHBA dhe BE", ka thënë Thaçi, teksa ka folur për Gjykatën.Ai ka thënë se bashkë duhet të kalohet kjo sfidë e madhe për Kosovën.
"Nuk kemi shumë opsione shumë. Kemi vetëm një opsion të bashkëpunojmë me SHBA, BE dhe të formojmë këtë Gjykatë", ka shtuar ai.
10:00, DEPUTETËT VENDOSIN TË DISKUTOJNË PËR GJYKATËN SPECIALE
“Sipas rregullores, çdo material që vjen duhet të pres dhjetë ditë, e pas dhjetë ditëve të hyjë në rend të ditës në seancë, por në rastin konkret mund të diskutohet edhe nesër, por për këtë duhet të kemi një shmangie nga rregullorja”, ka thënë dje kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Sot do të diskutohet edhe për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, kërkesë kjo e bërë nga presidentja Atifete Jahjaga dhe e pranuar nga Catherin Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)