TIRANE - Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, synon përmirësimin e procedurave ligjore në përmirësimin e menaxhimit të sektorit minerar.
Ndryshimet në ligj erdhën pas një viti monitorimesh, ku u vunë re se shumë probleme ligjore kishin ndikuar në një aktivitet minimal në një sektor që e dallon vendin për pasuritë minerare. Problematika lidhet me mungesë të kontrolleve në miniera, me pronarët e tokës në zonat minerare, garancitë financiare për programin e investimit, rentën minerare, nënkontraktimin, sigurisë së pakët të kishteve të punës, shkallë e ulët e përpunimit minerar, etj. Vështirësi kishte për një situatë kaotike me lejet minerare, servitutin minerar në sipërfaqen e mbitokës, punimet minerare nëntokësore horizontale a vertikale të pronës fqinje, respektimin e rregullave të sigurimit teknik në miniera, rehabilitimin e mjedisit etj.
Ndryshimi parashikon se, zotëruesi i lejes minerare është përgjegjës para strukturave përgjegjëse për zbatimin e kushteve e kërkesave të lejes minerare dhe për përmbushjen e detyrimeve të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Zotëruesi i lejes minerare dhe nënkontraktori janë përgjegjës përpara strukturave përgjegjëse për zbatimin e kushteve dhe rregullave të sigurimit teknik në zonën, ku ushtrohet aktiviteti minerar i nënkontraktuar.
Ndryshime të tjera lidhen me saktësimin e kritereve të përcaktimit të zonave minerare për lejet e kërkim-zbulimit, ndryshimin e periodicitetit të garancive financiare për realizimin e planit të investimeve, dhënien e lejeve për karrierat minerare jo vetëm në interes të komunitetit lokal, por dhe për projekte kombëtare.
Për herë të parë me ndryshimet ligjore formalizohet nënkontraktimi, pasi është harmonizuar Ligji minerar me disa ligje koncesionare, që parashikojnë nënkontraktimin. Procedurat, kriteret dhe rregullat për dhënien e miratimit për shfrytëzimin në sipërfaqe dhe nëntokë ngjitur me konturet e lejes përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Leja e kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet ka afat vlefshmërie 3-vjeçar, që mund të zgjatet 2 herë, me kërkesë të zotëruesit të lejes, ku cdo zgjatje ka afat 1-vjeçar. Me miratimin e lejes minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet, zona e lejuar e shfrytëzimit hiqet nga fondi pyjor e kullosor, pronë shtetërore, zëri “Tokë e zënë, tokë me bimësi pyjore” dhe regjistrohet në zërin “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për ushtrimin e veprimtarisë minerare”, sipas legjislacionit në fuqi për ndryshimin e zërit kadastral të fondit pyjor e kullosor. Brenda 10 ditësh nga miratimi i lejes, zotëruesi përgatit dokumentacionin përkatës dhe e dorëzon pranë ministrisë përgjegjëse për veprimtarinë minerare, që brenda 10 ditësh përgatit aplikimin dhe e dërgon pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin.
Garancia depozitohet brenda 20 ditëve kalendarike me përmbajtjen: “vlera e garancisë financiare për realizimin e programit të investimit për lejet e shfrytëzimit vlerësohet nga struktura përgjegjëse dhe miratohet nga ministri”. Vlera e garancisë financiare për realizimin e investimit për lejet e shfrytëzimit i kthehet zotëruesit të lejes në fundin e periudhës së investimeve të përcaktuar sipas programit të zhvillimit të veprimtarisë minerare, kur vlera e investimit është realizuar mbi 90 % dhe brenda afatit kohor të parashikuar, pas hartimit të raportit të detajuar të strukturave përgjegjëse e të miratuar nga ministria. Kthimi i plotë i garancisë financiare të investimit bëhet kur investimi është realizuar 100% dhe brenda afatit kohor të parashikuar. Kthimi i pjesshëm i garancisë financiare të investimit bëhet kur vlera e investimit është realizuar brenda afatit dhe në nivelin mbi 90%. Në këtë rast, kthimi i pjesshëm i garancisë financiare të investimit bëhet në përputhje me përqindjen e realizimit të investimit.
Saktësimi i konceptit të servitudit ligjor, veçanërisht me punimet e nëntokës, krijimi i kushteve ligjore për rritjen e sigurisë në miniera, saktësimi i zonave minerare dhe të terminologjisë, të përdorura në ligj, janë gjithashtu ndryshime të rëndësishme.
Servituti ligjor i detyrueshëm në punimet minerare nëntokësore horizontale apo vertikale, që i përkasin një zone tjetër ekzistuese të lejuar minerare, ushtrohet vetëm me marrëveshje mes palëve. Zotëruesi i lejes minerare që përfiton nga servituti mbi bazën e marrëveshjes, është i detyruar që së bashku me dokumetacionin ligjor dhe teknik për miratimin e programit vjetor të veprimtarisë minerare, të depozitojë pranë strukturës përgjegjëse edhe marrëveshjen për lejimin e së drejtës së kalimit. Në rast se nuk arrihet marrëveshje mes palëve, krijimi i servitutit të detyrueshëm bëhet nga ministri.
Projektligji ndalon krijimin e servituteve vullnetare apo të detyrueshme, në sipërfaqen e mbitokës dhe në punimet minerare nëntokësore horizontale apo vertikale, në zonat e rrezikshme minerare. Përgjegjësitë për mirëmbajtjen dhe respektimin e rregullave të sigurimit teknik në zonat nëntokësore të kalimit, përcaktohen në marrëveshjen e nënshkruar midis palëve ose në aktin e krijimit të servitutit të detyrueshëm.
Projektligji pasqyron frymën e disa aksioneve të ndërmarra në nivel evropian si deklarata evropiane për transparencën e gjithë kontratave dhe lejeve për shfrytëzimin e nëntokës, përfshihet saktësimi i servituteve, blloqeve minerare, nënkontraktorëve, çdo marrëveshje që nënshkruhet për shfrytëzimin e pasurive të nëntokës, duke marrë në konsideratë interesat lokale, që lidhen me mjedisin, punësimin, zbutjen e efekteve nga shfrytëzimi i minierave.
Në kuadër të funksionimit të nismës globale për transparencën në industritë nxjerrëse, EITI-t, ku Shqipëria është palë, i jepet e drejta të kërkojë dhe marrë informacion nga subjektet, zotërues të lejeve minerare, organet e administratës tatimore, doganore, organet e qeverisjes vendore. EITI detyrohet të publikojë në raportin vjetor edhe të dhëna mbi pagesat e detyrimeve fiskale të kryera nga subjektet minerare
ATSH
/Shqiptarja.com