Kuvendi miraton projektligjin e
mediave mes debatesh
Kuvendi miratoi mbrëmë me 73 vota pro dhe 61 kundër, projektligjin për mediat audiovizive. Opozita votoi kundër, me argumentin se me këtë projektligj, po cenohet liria e medias. Debatet, Dalipi e Leskaj përballë Pollos dhe Markut.
TIRANË - Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme, me 73 vota pro dhe 61 kundër, projektligjin për mediat audiovizive, i cili prej 7 vjetësh ka qëndruar në komision. Opozita votoi kundër, me argumentin se me këtë projektligj, po cenohet liria e medias. Ka qënë deputeti socialist Alfred Dalipi, i cili akuzoi qeverinë për favorizim të mediave që fshehin dështimet e politikave qeveritare, duke vijuar dhe me dhënie tenderash në interes të pushtetit, për ngritjen e rrjeteve dixhitale. Akuzat u lëshuan në drejtim të KKRT-së, institucion ky, sipas opozitës, i njëanshëm dhe jofunksional.
“Janë dhënë 25 milionë euro tender”, - tha Dalipi, -“për dixhitalizimin e tregut dhe dy rrjete publike: dizenjim, pajisje, instalim, trainim dhe komisionim. Thotë: nga Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë dhe jep datën. Pra, Qeveria, merr përsipër, kur sjell këtu për të privatizuar gjithçka, të ngrejë rrjete për transmetuesit privatë. Ju kërkoni ta shtetëzoni përsëri duke i marrë mundësinë e statusit. Kjo është një vetëvrasje.
Përkundër deputetit socialist, është ngritur ministri Pollo, i cila tha: “Është e pavërtetë ajo që tha relatori socialist se dy multiplekset, rrjetet numerike do ndërtohen me paratë e buxhetit. Ato do licensohen nga AMA dhe investimi do të jetë privat. Por RTSH-ja është përgjegjësi e shtetit, është e publikut, pra është normale të financohet nga publike. Akuzat që dëgjova vijnë nga një njeri që si shumë të tjerë nga ai krah, i është bërë syri bakër dhe çdo transaksion e sheh në mënyrën e vet të të kuptuarit”.
Deputetja Valentina Leskaj, në diskutimin e saj, vuri në dukje se ky ligj është bërë me ekspertizën e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e madhe e ligjit është miratuar me konsensus. Pika e konfliktit ka qenë zgjedhja e anëtarit të shtatë të AMA-s dhe të 13-të të KRTSH-së me shumicë të cilësuar, në mënyrë që mediave t’u jepej pavarësi.
“Ne kërkuam që anëtari i shtatë”, - tha Leskaj,- “në rastin e KKRT-së dhe anëtari i njëmbëdhjetë në rastin e RTSH-së, të zgjidhen me konsensus; nëse konsensusi nuk arrihet, me shumicë të cilësuar të cilësuar. Ju e refuzuat. E rrëzuat praktikisht duke rrëzuar të gjithë frymën e ligjit dhe keni rrëzuar të gjitha ato garantë, që ne ngritën për barazinë e operatorëve mediatikë, duke i hapur rrugën klientelizmit dhe goditjeve selektive në media”.
Qëndrimin e Leskajt e kundërshtoi deputeti Mark Marku, i cili tha se “opozita ka mbrojtur idenë e zgjedhjes së autoriteve rregullatore me shumicë të cilësuar ose me short por varianti i propozuar nga ne, edhe pse e mirëpret konsensusin, nuk e le funksionimin e këtyre autoriteteve në dorë të konsensusit. Siç e ka treguar përvoja e jetës politike dhe parlamentare të deritanishme, konsensusi na ka lënë në baltë edhe për çështje të tjera të rëndësishme”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44