Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus

Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus

Kryeparlamentarja e Çekisë, Markéta Pekarová Adamová në Kuvend  

Tiranë-Në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar pasditën e sotme seanca e posaçme, ku mbajti fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Markéta Pekarová Adamová. 

Markéta Pekarová Adamová ishte ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo u shpreh se Çekia mbështet anëtarësimin e vendit tonë në BE.

‘Me rastin e vizitës sime zyrtare ka qëllimi im që nga dita që mora postin. Shqipëria nuk është vetëm një vend mik dhe aleatë, por është një shtet me një ekonomi në rritje të shpejtë.  Ne e njohim rëndësisë e mbajtjes së dialogut të rregullt dhe kuptimplotë dypalësh dhe kjo është arsyeja pse jam e lumtur që vizitova Shqipërinë.  Së bashku me Spiropalin ne vlërsuam  marrëdhenit dypalëshe duke u ndalur fillimisht në bashkëpunimin tonë ekonomik. Shkëmbimi ynë turistik po lulëzon, shumë turistë cek vizitojnë Shqipërinë. Shpresojë që të shoh më shumë mundësi për investitorët e cek në Shqipëri. Mesazhi kyç që ndava me Spiropalin, është se Republika Çeke është një mbshtetëse e vazhdueshme e integrimit europian të Shqipërisë në BE. Ne avokotojmë për anëtarësimin e shpejtë në BE’, tha ajo.

Adamova përgëzoi Shqipërinë për vendosjen e një afati kohor ambicioz për veten.

“Ne kemi besim se aftësitë e kombit do të shfrytëzohen plotësisht për të arritur objektivin për anëtarësim deri në vitin 2030. Megjithatë kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet në peizazhin politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare. Respekti për pavarësinë politike, prokurorinë dhe gjyqësorin dhe puna e tyre e paanshme janë gjithashtu pjesë e gatishmërisë“, deklaroi Adamova.

Teksa komentoi edhe luftën Rusi-Ukrainë, kryeparlamentarja e Çekisë, u shpreh se duhet që të ketë një bashkëpunim mes vendeve aleate për shkak të konflikteve që janë ndezur në disa vende. Ajo theksoi se vendi ynë luan një rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus.  

'Kontinenti ynë dhe e gjithë bota kanë kriza të shumta. Lufta është ndezur në Ukrainë dhe disa konflikte të dhunshme në lindjen e mesme. Është thelbësore që aleatët tanë të bashkëpunojnë sa më ngushtë që të jetë e mundur. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus dhe meriton mbështetje tonë. Është e rëndësishme që Çekia dhe Shqipëria të jenë anëtarë të NATO dhe të punojnë së bashku si anëtarë dhe miq', tha ajo. 

Ajo u ndal dhe në bashkëpunimin ekonomik dypalësh mes Shqipërisë dhe Çekisë.

“Lajmi i mirë është se për sa i përket tregtisë, kemi shumë për të qenë krenarë. Tregtia jonë dypalëshe është në nivel të kënaqshëm”, tha ajo.

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Kryetarja e Dhomës së Ulët të Parlamentit Çek, Markéta Pekarová Adamová, zhvilloi ditën e sotme një takim me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Takimi u fokusua në angazhimin e përbashkët për procesin e integrimit europian dhe bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Çekisë. Po ashtu, Markéta Pekarová Adamová, u takua edhe me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali në Kryesinë e Kuvendit

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?