Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka rrëzuar dekretin e Presidentit mbi ligjin për “Karrierën Ushtarake në FA”. Madje, deputetët janë shprehur se Presidenti i Republikës duhet të heqë dorë nga politikat bllokuese. Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, dhjetë ditë më parë e cilësoi antikushtetues vendimin e Kuvendit mbi të drejtën e emërimit dhe gradimeve në Forcat e Armatosura. Nishani është shprehur se po kërkohet të përqendrohen kompetencat te kryeministri.
Relatori i çështjes, Pirro Lutaj, është shprehur se projektligji në fjalë është bërë me një konsultë të gjerë. Ndërsa mazhoranca nuk ka asgjë për t’i shtuar apo ndryshuar ligjit.
Tashmë vendimi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare do të kalojë për votim në seancën plenare të së enjtes. Por burimet në Presidencë bëjnë të ditur se menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare do të paraqitet ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë zgjidhje përfundimtare.
/Shqiptarja.com