Këshilli i Mandateve shqyrton nesër kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ish-kryeministri thërret protestë para kryesisë së Kuvendit

Në orën 12:00 të së hënës, Këshilli i Mandateve mblidhet në Kryesinë e Kuvendit për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Vetë ky i fundit ende nuk e ka qartësuar nëse do të jetë para Lindita Nikollës dhe 4 socialistëve të tjerë, anëtarë të Këshillit të Mandateve për të bërë mbrojtjen e tij, apo nëse do të dërgojë një mbrojtës ligjor.

‘Do të pyes avokatët!’- tha Berisha.

Në pikëpyetje, është edhe prezenca e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, pasi 4 nga 5 prej tyre, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi janë pjesë e aksionit të nisur prej disa muajsh në parlament, e mund të jetë pikërisht ky argument, që mund të përdoret prej tyre për të mos marrë pjesë në mbledhje. 

Paralel me këtë zhvillim, para kryesisë së Kuvendit, Rithemelimi ka thirrur protestë, të cilën Sali Berisha vetë refuzon ta quajë thirrje në mbrojtje të tij.

“Nuk protestojmë për personin, por protestojmë strikt për grushtin e shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama duke marrë pushtetin e parlamentit. Këto protesta do të jenë të pandërprera tani. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.”- thotë Berisha.

Protesta do të vazhdojë edhe të enjten, kur me gjasë, do të votohet në seancë plenare dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit, nëse socialistët nuk do të nxitojnë të thërrasin një seancë të posaçme më parë.

Edhe në seancën e votimit, pikëpyetja është vota e opozitës, në kushtet kur PS ka konfirmuar votën pro, PD zyrtare është shprehur pro përmes deklaratave, por pa qartësuar prezencën në seancë, ndërsa deputetët e Berishës dhe Bardhit kanë kushtëzuar votën me plotësimin e kërkesave të tyre në parlament.

Ndërkohë për t’i shpëtuar arrestimit, Berisha ka kthyer sytë edhe nga Gjykata Kushtetuese, të cilës i kërkon rrëzimin e vendimit të parë të GJKKO-së e pezullimin e të gjithë të tjerëve që rrjedhin prej tij, në kushtet kur për detyrim paraqitje nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muli: 17/12/2023 20:37

    Berisha eshte nje armik dhe kriminel patologjik i popullit shqiptar. I zhvillimit dhe te ardhmes se tij... sa me shpejt te izolohet ky kriminel qe ka shkaterruar per 33 vjet me rradhe jeten e çdo gjenerate ne Shqiperi.. nga femijet deri tek re moshuarit.. ky qe mallkimi qe lane pas kriminelet komunist.. ishte farkeqesia qe u ngrit si mortje te diskutonte si nje bolshevik I thekur ne mbledhjen e intelektualeve Shqiptar te thirrur nga komunisti I tredhur dhe bosh kurrizor Ramiz Alia.Ky qelbesire eshte peng i ADN se tij primitive dhe kriminale... ishte fatkeqesi e madhe ky njeri diabolik... ky moster...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 17/12/2023 14:15

    Krimineli komunistofashist eshte menderosur krejt dhe trushplaret qe do e ndjekin nga neser do jene te pakten deshmitare ne gjyqin kunder kesaj mostre meduze...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun