Ekskluzive/ Ja firmat e 30 deputetëve në kërkesën e Gjykatë Kushtetuese! Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës (FOTO)

Report Tv publikon sot dhe foto të dokumentit ku janë hedhur firmat e 30 deputetëve të cilët firmosën kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Emrat u mbajtën të fshehtë, por Report Tv i bëri publike dje. Mes deputetëve që fiirmosën ishte dhe Gazment Bardhi e 10 deputetë të grupit të tij.

Ndërsa sot Report Tv publikon dhe foto të dokumentit ku janë hedhur firmat që i janë bashkangjitur kërkesës me të cilën deputetët e Rithemelimit dhe të Bardhit më 14 dhjetor 2023 iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese. (Shikoni fotot bashkangjitur shkrimit poshtë)

Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja.  Ndryshe nga kërkesa për marrëveshjen me emigrantët me Italinë, asnjë deputet i Partisë së Ilir Metës, (Partia e Lirisë) nuk ka firmosur këtë herë për pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës. 

Dje Gazment Bardhi përmes një reagimi u përpoq që të përgënjeshtronte lajmin e Report Tv dhe Shqiptarja.com se po kërkonin pezullimin e arrestimit të Berishës me pretendimin se po kërkonte intepretim në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.

Por ajo që Bardhi fsheh është fakti se ai komenton vetëm pikën 1 dhe 2 të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk përmend fare pikën 4.

Pikërisht në pikën 4 të kërkesës që vetë ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese, dhe që shqiptarja.com e bashkangjit në këtë shkrim (me të verdhë)  i kërkohet tekstualisht gjykatës Kushtetuese  "Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje"

Berisha po përpiqet të mbrohet me padinë e 30 deputetëve mbështetës në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e çdo mase ndaj tij derisa të zgjidhet konflikti i kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK sa i takon heqjes ose kufizimit të lirisë së deputetit. Ç'ka rrjedhimisht nëse pranohej, do të shpallte anti-kushtetues, çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm.

Nëse edhe kjo tentativë i dështon dhe Gjykata ia rrëzon padinë, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.

30 DEPUTETËT KUNDËR ARRESTIT TË BERISHËS
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa 
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi 
9- Agron Gjekmarkaj 
10- Xhelal Mziu 
11- Lefter Gështenja 
12 -Saimir Korreshi 
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji 
16 -Dhurata Çupi 
17- Helidon Bushati 
18- Ramadan Likaj 
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu 
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula 
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30 Isuf Çela

 

Foto: Firmat e deputetëve që i janë bashkangjitur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

Foto: Firmat e deputetëve që i janë bashkangjitur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

Foto: Firmat e deputetëve që i janë bashkangjitur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 16/12/2023 18:08

    Me vjen keq per PD qe do kete nje fund te tupshem Per mua edi rama duhet te shpall zgjedhje te parakohshme Dhe PD eshte e sigurt qe del nga skena politike Dhe fundi i saliut do jet shum i tupshem Enverin i terhoqen vetem statujen dhe ky faqezi e nxorri nga varri Po ky sdihet nga do e hedhin

    Përgjigju
  • populli: 16/12/2023 16:54

    keta jane ata qe duan demokraci yyyy servila e ipokrit far e qelbur qe mban ere vendi

    Përgjigju
  • +×÷:;,: 16/12/2023 16:51

    Un menoj qe Sala me Zenin kan vjedh e vra pa dashje per te miren e PD dhe te popullit Shqiptar.Ai krijoj 97 vetem qe te gzojm na.Ai vrau me 21 Janar qe te xam men mos me shku ne protesta me harxhu lek rruge e ty ble byrek.Sala nuk ndertonte autostrada e hekurudha se i runte lekt per dit te shtira per popullin.Ata te PD mexi kan vjedh lek per 7 breza por na jena mosmirnjohsa!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 16/12/2023 12:20

    Veprimi i ketyre 30 deputeteve per ti veshur ANTIPLUMBIN kryetarit te tyre saleh eshte sa alashqiptare aq edhe INVASIVE. KJO TREGON QARTE DHE BOTERISHT SE 140 DEPUTETET JANE ZGJEDHUR SI GARDE PRETORIANE PER KRYETARET E TYRE DHE NUK JANE ATY SI PERFAQSUES TE POPULLIT. ESHTE URGJENCE KOMBETARE REFORMA ZGJEDHORE ME LISTA TE HAPURA QE POPULLI TE DELEGOJE PYSHTETIN NE INSTITUCIONIN LEGJISLATIV PO SE PO,POR EDHE PRESIDENTI TE ZGJIDHET NGA POPULLI SI DHE JRYETARI BASHKISE.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 16/12/2023 12:01

    Këta "deputet"lashi po shkojnë si puna e DELEVE QË SHKOJNË PAS DASHIT ME KËMBORË..! -Ata do shkojnë deri në VDEKJE pas non gratës se kan VJEDHUR bashkë. -Këta..do ngelen pa PARTI me Sb,Pasi Amerika ua ka bërë të qartë..Me Sb do të HAN BAR..BAR..! -Djegia e Kuvëndit dhe protestat..mos bindje civile(REVOLICION)nuk bëhet për komisionet hetimore,por për të shpëtuar nga arresti Sb dhe familjen e Tij si dhe të HA-LE-,ATËVE që i shkojnë pas.Kaq të KORRUPTUAR JANË SA SAKRIFIKOJNË BURGUN PËR BABIN SALIH..më i korruptuari në Ballkan dhe më gjërë. -SPAK+GJKKO është TREDHUR prej Sb 92. -Mos shkuarja edhe e PINJOLLIT TË SB-ZENIT NË GJYKATË SE GJOJA NUK KA MARR NJOFTIM KUR E GJITH BOTA MEDIATIKE E DI KËTË..ËSHTË TRADHËTI,PËRQESHJE,TALLJE NDAJ 90 % POPULLIT.Edhe QËNT E RRUGËS PO QESHIN.Edhe militantët e Sb po NXJERRIN GJUHËN ME SPAK..!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 16/12/2023 11:59

    Nuk Ka asnje kontradikte apo rrembim kompetencash.SPAK i kerkon kuvendit te ushtrohet kompetencen e saj per heqje imuniteti dhe leje arresti.Nuk "Ve ne dijeni " per nje urdher apo vendim aresti.Kuvendi duhet te beje detyren,ndersa gjukata kushtetuese te refuzoje marrjen ne shqyrtim te kerkeses se Foltorehalese.Ndryshe ajo shkel kompetencat e organeve kushtetuese,AQ me serioze per kompetencat e kuvendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja