Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk ka kursyer kritikat ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarin të saj, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare në Kuvend.
Balla akuzoi opozitën për nxitje të dhunës dhe mungesë distancimi nga aktet e dhunshme, duke e cilësuar PD-në si “një fabrikë të prodhimit artizanal të molotovëve”.
Ai theksoi se dhuna nuk është pjesë e demokracisë. Balla nënvizoi se demokracia bëhet me votë jo me akte të tilla.
"PS e ka dënuar dikturën në 12 qershor në 1991 dhe prej asaj dite jemi angazhuar për ditën më historike, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse doni të punoni për këtë projekt historik jeni të mirëpritur. PD deri më sot nuk ka votuar një ligj të vetëm për detyrat tona të përbashkëta. Koha është tani për të lënë pas dhunën në rrugë që e frymëzon vetëm një njeri, ai është kreu i partisë suaj (Sali Berisha). Distancohuni nga dhuna. E e keni degjeneruar PD në një fabrikë prodhimi molotovësh.
Do të kemi diskutim të plotë për aktin normative. Penalitetet në BE janë shumë herë më të ashpra se tek ne. mos harroni policia e shtetit është për të garantuar sigurinë. Jeni e vetmja parti që nuk jeni distancuar nga dhuna. Demokracia ngrihet në votë, mos harroni se në 9 maj janë zgjedhjet vendore. Koha kur ju mund të mbanit peng reformën territoriale ka përfunduar në 11 maj 2025.
Ftojmë PD të bashkëpunojmë për të bërë kodin zgjedhor për zgjedhjet e 9 maj, koha kur ju mund të mbanit peng reformën ka mbaruar më 11 maj 2025, ju ftojmë por mos harroni që disa çështje rekomandime të OSBE, janë edhe detyrë për integrimin. Brenda vitit duhet të mbyllim edhe ligjin e financimit të partive politike. Të ecim përpara për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Në 30 nëntor mbaron mandati i komisionit të posacëm, kemi 13 vjet që e shtyjmë, ndërkohë më 9 maj ka zgjedhje. Pse kundërshtoni teknologjinë në zgjedhje, votimin dhe numërimin elektronik. E kemi pilotuar dhe do ishte rast i mirë për ta zbatuar në 2027-ën.
Të paktën turpit pafund të ditëve duke numëruar duhet ti japim fund. Ne do të pranonim edhe numërim në QV, në mënyrë që qytetarët ta marrin vesh të dielën në darkë se kush është kryetari i bashkisë. Pse të rrimë me ditë të tëra kur e kemi teknologjinë. Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë, votohet buxheti historik. Të gjithë veshët e shqiptarëve janë këtu”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Nis Kuvendi/ Sot në seancë votohet ‘Buxheti 2027’ dhe ‘Paketa Fiskale’, opozita 40 amendamente! Në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve







